Reklame:

Lulet e ngrenshme

Bimët formojnë lule për të inkurajuar bletët dhe insektet t’i pjalmojnë, në mënyrë që të prodhojnë farat.

Petalet kanë ngjyra të forta dhe aroma të këndshme për të qenë tërheqëse për këta miq me krahë. Lulet prodhojnë nektar të ëmbël për të cilin afrohen insektet. Bimët duhet të pjalmohen që të bëjnë fara, në mënyrë që bimë të reja të lindin në të ardhmen.
Disa nga ushqimet më të zakonshme që konsumojmë janë lule ose gonxhe, të cilat nëse nuk këputen në një periudhë të caktuar, zhvillohen në lule.

Këto lule janë shumë të ushqyeshme për njeriun.

Duhet t’i themi PO:

  1. Angjinares: bohçja që ne blejmë për të konsumuar është gonxhja e cila nëse lihet, do të zhvillohet në një lule të bukur ngjyrë lejla. Angjinaret janë mjaft ushqyese për mëlçinë, e ndihmojnë që të punojë më mirë për të pastruar organizmin nga përbërës të panevojshëm apo edhe toksikë.
  2. Lulelakrës: lulelakra është koka e një luleje. Përbërësit sulfurikë që përmban, luajnë rol mbrojtës kundër qelizave kancerogjene.
  3. Karafilave: janë gonxhja e lules që bën pjesë në familjen Myrtaceae. Ato përdoren si erzë dhe kanë veti antiseptike, anti-oksiduese dhe anti inflamatore. Madje, ato shërbejnë edhe si anestezi lokale për trajtimet stomatologjike, pasi përmbajnë eugenol – një substancë që ka aftësi mpirëse.
  4. Kaperit: gonxhja e lules së kaperit përmban dy flavonoidë shumë aktivë: rutine & kuersitine. Këto përbërës kanë veti të fuqishme antioksiduese dhe antikancerogjene. Ato njihen për veti analgjezike, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale.
  5. Brokolit: sikurse dhe lulelakra, brokoli është koka e lules së kësaj bime. Brokoli hyn në zarzavatet më ushqyese, me veti mbrojtëse kundër kancerit të gjirit dhe përbën një burim të pasur të vitaminës C. Kombinimi i brokolit me domaten e shumëfishon veprimtarinë antikanceroze të brokolit.
  6. Luleve të kungullit: përveç bukurisë, i shtojnë pjatës suaj edhe vlera ushqyese, pa shtuar kalori. Ato janë të pasura në kalcium, hekur dhe vitaminë C.

 

Duhet t’i themi JO:

  1.  Jo të gjitha lulet janë të ngrënshme. Disa prej tyre mund të jenë tepër toksike dhe helmuese.
  2.  Luleve të bimëve që janë rritur me pesticide nuk janë të këshillueshme.
  3.  Luleve që rriten për qëllime dekorative dhe rrihen nga ajër i ndotur me smog, nuk janë të ngrënshme.
  4. Luleve që nuk duhen konsumuar nga individë të prirur për të shfaqur alergji.

 

KUJDES!

Përveç petaleve, pjesët e tjera të luleve janë të pakëshillueshme.
Nëse dëshironi të pasuroni dietën edhe me lulet e bimëve, bëjeni këtë gradualisht, duke filluar me sasi të vogla.

Lule të tjera të dobishme për shëndetin janë edhe:

Shafrani, kamomili, levanda, kalendula, Echinacea, trëndafili dhe borziloku.