Reklame:

Ushqimet qe ju rrisin perqendrimin

Jeni duke pasur probleme me perqendrimin?

Shume faktore ndikojne qe te keni keto probleme, megjithate, fatmiresisht duket se ka menyra per ta permiresuar perqendrimin.

Kafeina
Nuk ka ndonje pilule magjike qe jua rrite inteligjencen apo ju ben me te mençur – por substancat e caktuara, si kafeina, mund t’ju japin energji dhe t’ju ndihmojne te perqendroheni. Kafeina gjendet ne kafe, çokollate, pije energjike dhe, ndonese ju ndihmon te jeni me te vetedijshem e me te perqendruar, efektet jane afatshkurtra.  Veç kesaj, sasite e teperta te kesaj substance jane te demshme, andaj duhet t’u permbaheni udhezimeve.

Sheqeri
Sheqeri eshte burimi i preferuar i energjise per trurin – jo sheqeri i tavolines, por glukoza, te cilin trupi e perpunon nga sheqernat dhe karbohidratet qe i hani. Kjo eshte arsyeja se perse nje gote leng portokalli ose leng tjeter i pemeve mund te ofroje perforcim afatshkurter te kujteses dhe aftesive te mendimit. Por, nese e teproni, kujtesa mund te demtohet bashke me pjese tjera te trupit. Vlen te ceket se sheqeri i shtuar eshte nderlidhur me semundje te zemres dhe semundje tjera.

Hani mengjes per ta mbushur trurin energji
Jeni mesuar ta shmangni shujten e mengjesit? Studimet kane treguar se ngrenia e mengjesit mund ta permiresoje kujtesen afatshkurter dhe vemendjen. Studentet qe hane mengjes kane tendenca te performojne me mire ne shkolle sesa ata qe nuk e bejne kete. Ushqimet me te rekomanduara per t’i ngrene ne mengjes jane produktet e bulmetit, tershera dhe pemet.

Peshku vertet eshte ushqim i trurit
Peshku eshte nje burim proteinash qe vertet se nderlidhet me nje perforcim te trurit. Peshku eshte i pasur me acide yndyrore omega-3, te cilat jane çelesi i nje shendeti te mire te trurit. Nje diete e pasur me keto acide eshte nderlidhur me nje rrezik me te ulet te demences, te sulmeve te trurit dhe me nje ngadalesim te dobesimit te trurit. Per nje shendet te mire te zemres dhe trurit, hani dy here ne jave peshk.

Shtojeni ne dieten tuaj nje doze arrash dhe çokollate ne dite
Produktet arrore dhe farat jane burime te mira te vitamines E, qe eshte nderlidhur ne shume studime me dobesim me te ngadalshem te trurit gjate moshes. Edhe çokollata e zeze ka veti te fuqishme antioksiduese, pasi qe permban stimulues natyrale si kafeina.

Boronicat jane super te shendetshme
Hulumtimet me kafshe kane treguar se boronicat mund ta ndihmojne trurin nga demtimet qe shkaktohen nga rrezatimet e lira, si dhe mund t’i zvogelojne efektet e semundjeve si ajo e Alzheimerit apo demenca. Studimet gjithashtu kane treguar se boronicat e permiresojne funksionin e muskujve dhe mesimit.