Reklame:

Nje filxhan kafe ne dite mund ta parandaloje demtimin retinal

Adhurues te kafes, gezohuni! Perveç perfitimeve energjetike nga kafeja, shkencetaret e ushqimit thone se mund ta keni nje tjeter perfitim shendetesor nga nje filxhan i kafes ne dite: parandalimi i perkeqesimit te shikimit dhe verbimi i mundshem nga degjenerimi i retines per shkak te glaukomes, plakjes dhe diabetit.

Kafja e paperpunuar, mesatarisht, ka vetem 1 per qind kafeine, por ajo permban 7 deri 9 per qind acid klorogjenik, nje antioksidant i forte qe parandalon degjenerim te retines ne minj, sipas nje studimi nga Cornell i publikuar ne Journal of Agricultural and Food Chemistry.

Retina eshte nje shtrese e holle e indeve ne pjesen e brendshme te murit te pasme te syrit me miliona qeliza te ndjeshme ndaj drites dhe qeliza te tjera nervore qe e marrin dhe organizojne informacionin vizual.