Reklame:

Publikohet intervista e vetme audio e Faik Konices dhene per radion amerikane para 80 viteve

Një intervistë e padëgjuar më parë e Faik Konicës është publikuar këto ditë nga gazetari i VOA-s, Ilir Ikonomi.

Bëhet fjalë për një intervistë që Konica e dha për radion amerikane NBC, më 8 prill të vitit 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

“Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayflower të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë. Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork”, ka shkruar Ikonomi.

Gjatë kësaj interviste, pavarësisht pushtimit italian, Konica thoshte se ai vazhdon të jetë ministër fuqiplotë i Mbretërisë së Shqipërisë së asaj kohe.

“Asnjë qeveri tjetër nuk ekziston në Shqipëri. Qeveria nuk mund të ekzistojë nëse nuk ka mbështetjen e njerëzve që qeverisen. Pavarësisht çfarë forme të qeverisjes pretendojnë të ngrenë italianët, ajo nuk do të ketë përkrahje popullore. Unë vazhdoj të përfaqësoj Mbretin dhe vendin tim”, thotë Konica në këtë intervistë.

Gazetari e pyet Konicën se ku do ta bëjnë qeverinë shqiptarët, pasi që Italia kishte marrë të gjitha krahinat.

“Qeverinë nuk e bëjnë ndërtesat. Që ajo do të jetë e padukshme, nuk do të thotë se nuk do të ekzistojë. Qeverinë time mund ta shkatërrosh aq sa mund ta shkatërrosh shpirtin e popullit tim”, ishte përgjigjur Konica.

Kjo është intervista audio e plotë, e publikuar nga Ilir Ikonomi, me leje të radio NBC:

 

 

Po ju paraqes një material zanor të pa publikuar ndonjëherë.Është intervista e Faik Konicës, ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.Kanë kaluar 80 vjet nga ajo ditë. Pushtimi italian ishte një goditje e rëndë për ministrin Konica dhe për të tjerë që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit. Në intervistë, Konica e quan agresionin e Italisë kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayflower të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë. Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork.

Gepostet von Ilir Ikonomi am Samstag, 6. April 2019