Reklame:

Çfare duhet ditur per mbjelljet e pemeve dhe ngritjet e pemtoreve?!

Format e mbjelljes se bimeve ne nje pemetore jane:

i) Forma katrore

ii) Forma e katerkendeshit kendrejte

iii) Forma trekendeshe.

Forma e mbjelljes se pemetoreve varen nga relievi i tokes, nga niveli i mekanizimit, kultivari, etj.

Format e mbjelljeve se blloqeve me peme frutore
Format e mbjelljeve se blloqeve me peme frutore

a-Forma katrore. Ne kete forme largesia e bimeve është e barabarte ndermjet tyre, si ndermjet rreshtave ashtu edhe ndermjet bimeve ne rresht.

Kjo forme mbjelljeje, mund te realizohet per format e kurorave kupore dhe ato piramidale. Gjithashtu kjo forme është e pershtatshme te realizohet kryesisht ne tokat me reliev fushore. Ne kete forme mbjelljeje mund te realizohen lehtesisht kurorat kupore dhe piramidale. Por vecanerisht e pershtatshme është kjo forme, per rastet e kultivimit me kurora palmete. Kjo forme mbjelljeje siguron nje pune  te mekanizuar ne te dy drejtimet.

b-Forma e katerkendeshit kendrejte. Edhe kjo skeme mbjelljeje realizohet ne tokat me reliev fushore. Ne kete rast largesia/hapesira ndermjet rreshtave është me e madhe se ajo e bimeve ne nje rresht. Ne kete rast rreshtat duhet te drejtohen ne drejtimin Veri-Jug, me qellim qe bimet te ndriçohen sa me mire nga dielli. Ne rastet kur pjerresia natyrale është nga 10-120, atehere drejtimi i rreshtave duhet te jetë perpendikular me pjerresine me te madhe (ose e thene ndryshe paralel me izoipset). Edhe ne kete forme mbjelljeje, mund te realizohen lehtesisht kurorat kupore, piramidale dhe palmete.

c-Forma e nje trekendeshi trebrinjenjeshem. Aplikohet kryesisht ne tokat e pjerreta me pjerresi natyrale nga 12 – 240, ku mundesia e mekanizimit me mjetet e zakonshme per punimin e tokes është me e kufizuar. Bimet mbillen ne te 3 kendet e nje trekendeshi trebrinjeshem. Numri i bimeve ne kete rast është 12-15% me i larte se sa forma katrore apo ajo e katerkendeshit kendrejt te mbjelljeve. Forma e kultivimit te kurores keshillohet et jetë piramidale ose kupore.

d-Forma e mbjelljes me vetullore. Kjo forme aplikohet ne toka shume te pjerreta me pjerresi mbi 250 dhe drejtimi i vendosjes se rreshtave duhet et behet paralel me izoipset (ose e thene ndryshe perpendikular me pjerresine me te madhe. Ne kete rast per çdo bime edhe e domosdoshme te behet nga nje vetullore me nje siperfaqe rreth 8-12 m2 per secilen.

DENDESIA E MBJELLJES SE PEMEVE

Numri i bimeve per njesi te siperfaqes, percaktohet ne varesi te relievit te tokes, kultivarit, nensharteses, shkalles se mekanizimit, formes se mbajtjes se kurores, etj.

Duhet theksuar se tendenca e sotme e kultivuesve te pemetoreve ne disa vende te tjera, por edhe ne vendin tone është:

i) Ne zgjedhjen e kultivareve qe zhvillojne kurore te ulet dhe te mbledhur, kryesisht te shartuara me nenshartesa vegjetative; ii) Te pershtatshme per te pranuar aplikimin e krasitjeve per te formuar kurora te uleta dhe te detyruara;

iii) Ne zvogelimin e distancave te mbjelljes se bimeve ne rresht dhe ne mes rreshtave, rrjedhimisht ne rritjen e numrit te bimeve per njesi te siperfaqes, etj.

Rritja e numrit te bimeve per njesi te siperfaqes, sipas eksperiencave te vendeve te tjera ka vertetuar se siguron permiresimin e cilesise se prodhimit dhe rritjen e rendimentit. Ndërsa ulja e kurores jo vetem qe rrit cilesine e prodhimeve, por rrit edhe mundesine e vjeljes me dore (kur destinohen per konsum te fresket) dhe ate te mekanizuar (kur destinohen per perpunim industrial).

Fidanat e shartuara me nenshartesa vegjetative, kane disa avantazhe por edhe disa disavantazhe, ku disa nga keto jane:

  1. a) avantazhet:
  • Rrisin numrin e bimeve per njesi te siperfaqes, nepermjet zvogelimit te distancave te mbjelljes;
  • Uljen e madhesise se kurorave ne 25-30% nga ajo e zakonshme dhe disiplinimin e saj nepermjet formave te detyruara te krasitjes (kryesisht palmete, cordon, etj).
  • Ulet sasia e prodhimit per bime, por si rezultat i shtimit te numrit te bimeve ne 25-35% me shume rritet prodhimi per njesi te siperfaqes dhe shumefishohet cilesia e frutave;
  • futen ne prodhim te plote ne nje periudhe shume te shkurter (2-3 vjet per mollen, kumbullen, pjeshken, kajsine, etj, 4-5 vjet per dardhen, etj, nga 6-10 vjet qe duhen ne rastet e shartimeve me nenshartesat e egra;
  • Zevendesohet plotesisht procedura e vjeljes me dore, etj.
  1. b) disavantazhet:
  • Kerkojne sisteme mbështëtese;
  • Ulet periudha e shfrytezimit nga 30-50 vjet qe mund te shfrytezohen pemet e shartuara me nenshartesa te egra, ne 20-30 vjet te ato te shartuara me nenshartesa vegjetative, etj.

Distancat e mbjelljeve duhet te percaktohen ne varesi te llojit, kultivarit, relievit, nensharteses, kushteve te ujitjes, etj, disa nga rekomandimet jane paraqitur ne tabele.

Tabele 1. Distancat e rekomanduara te mbjelljeve sipas relievit dhe specieve frutore (m)

Lloji pemes dhe nenshartesat Ne toka te pjerreta Ne toka te sheshta
Ne mes

rreshtave

Brenda rreshtit Nr. i bimeve per 1000 m2 Ne mes

rreshtave

Brenda rreshtit Nr. i

bimeve

per 1000 m2

Molle mbi molle te eger 6-7 6-7 22 7,5 7,5 18
Molle mbi nensh. Vegjetative 4 2 125 3,5 1,5 190
Dardhe mbi dardhe te eger 6-7 6 22 7,5 7,5 18
Dardhe mbi nensh. Vegjetative 4 2 100 3,5 1,5 190
Dardhe mbi ftua 4 2-3 100 3 2 167
Kumbull 6-7 6 22 7,5 6,5 21
Pjeshke 5 4 50 4 4 63
Kajsi 8 6 21 7,5 5 27
Qershi 6-7 6 26 5,5 5 36
Vishnje 5-6 5 31 5 4 50
Bajame 5-6 5 36 7 6,5 22
Arra 12 10 8 12 12 7
Muçmolla dimerore 5 4 50 5,5 4,5 40
Hurma 6 5 33 6 6 28
Fiku 6-7 6 26 6 6 28
Shega 4-5 3 74 4,5 4,5 49
Ftoi 6 5 33 4,5 3 74
Muçmolla verore 6 5 33 6 5,5 30
Geshtenja 9 8 14 11 9 10
Lajthia 5 3-4 57 4,5 3,5 63
Kivia 4 2,5 100 4 2,5 100
Luleshtrydhja 1 0,3 3333 1 0,3 3333

Distancat dhe rekomandime teknike per mënyrën e kultivimit te disa specieve dhe kultivaret te furnizuara nga projektit FAO.

Molla, varieteti Red Chief i shartuar ne nënshartesat vegjetative M9 ose M26.
Molla, varieteti Golden Delocious clone B, i shartuar ne nënshartesat vegjetative M9 ose M26.

Distancat e mbjelljes. Kur kultivohet ne formen Kordon, distanca rekomandohet 3,5 x 1,5 m. Kur kultivohet ne formen Palmete, distanca rekomandohet 3,5 x 2m. Rekomandohet vetem per formën Palmete dhe distanca e mbjelljes rekomandohet te behet ne 4 x 3 m ose 4 x 2,5 m.

Dardha, varieteti Abate Fedel e shartuar ne nënshartesën vegjetative OHF (duhet alternuar ne rraportin 1 : 8 me kultivarin pllenues Coscia ).
Dardha, varieteti Gentile Bianco e shartuar ne nënshartesën vegjetative OHF (duhet alternuar ne rraportin 1 : 8 me kultivarin pllenues Coscia ).

Dardha, vete varieteti Coscia e shartuar ne OHF (shërben si polenizues i Abate fedel dhe Gentile Bianco dhe duhet alternuar ne rraportin 1 : 8).

Distancat e mbjelljes.
Per formën Palmete dhe ne fushe distanca e mbjelljes rekomandohet te jetë 4 x 1.5 dhe 4 x 2 m. Ne toka kodrinore dhe te thata shkon mirë ne formë kupore dhe distanca e mbjelljes duhet 5 x 4,5. Ne kushtet e ujiteshme distancat mund te zvoglohen ne 5×4 m.

Forma e kultivimit duhet te jetë ne formë kupore dhe distanca e mbjelljes rekomandohet 5 x 4,5 m. Ne kushtet e ujitshme distancat mund te zvogelohen ne 4×3 m.

Nëse kultivohet e veçante duhet te kultivohet si palmete dhe me distanca 3,5 x 3,5 m.

Kumbulla, varieteti Sorriso di Primavera me nenshartesa Penta ose Mirabolano-29 C (duhet alternuar ne rraportin 1 : 8 me kultivarin pllenues Shiro ).

Distancat e mbjelljes. Per formën Palmete dhe ne fush e distanca e mbjelljes rekomandohet 4,5 x 3 m. Per formën Palmete dhe ne koder distanca e mbjelljes rekomandohet 5,5 x 3 m.

Kajsia, varieteti Ninfa e shartuar te nënshartesa Franco ose Tetra.

Distancat e mbjelljes. Forma Palmete. Ne kushtet e fushes dhe te ujitshme, rekomandohet 4,5 x 3,5 m. Ne koder dhe te pa ujitshme, rekomandohet te jetë 5 x 3.5 m.
Forma Kupore. Ne kushtet e fushes dhe te ujitshme, rekomandohet 4.5 x 3.5 m.  Ne koder dhe te pa ujitshme, rekomandohet te jetë 5.5 x 4.5 m.

Pjeshka, varieteti Nettarina Caldes i 2000 dhe te shartuara ne GF-677.

Distancat e mbjelljes.Forma Palmete, rekomandohet ne kushtet e fushes dhe te ujitshme.

Distanca e mbjelljes keshillohet 4.5 x 3.5 m. Forma Kupore rekomandohet ne tokat kodrinore dhe distanca e mbjelljes keshillohet ne 5.5 x 3.5 m.