BAMJA (Hibiscus esculentus L.)
Ne Shqiperi bima e bamjes ka hyre ne periudhen e pushtimit Automan. Vendorigjina e kesaj bime eshte India. Kjo bime i eshte pershtatur shume mire klimes se vendeve te Mesdheut dhe kultivohet me sukses ne keto zona. Ben pjese ne familjen Malvaceae (mellagore) Ne gjiniNe Hibiscus dhe klasen Esculentus. Deri tani ne Shqiperi eshte kultivuar ne masen rreth 650 ha. Shkon mire si ne zonat fushore, ashtu edhe ne zonat malore te Shqiperise . Rendimentet mesatare ne kete kulture gjate ekonomise se centralizuar jane marre deri ne 50 kv/ha.
Frutat e kesaj bime konsumohen si gjelle ne forme te fresket po edhe te thata. Frutat e kesaj bime ruhen ne dhoma frigoriferike, si te konservuara ne konserva, etj. Ne disa zona, sidomos ne ato malore frutat e kesaj bime perdoren si e thate dhe konsumohen ne periudhen e dimerit. Ne ushqimin e njeriut ka vlera te mira dietike dhe ne kurimin e disa semundjeve si ato reuzmatike dhe te sistemit te tretjes, pasi prania e celulozes ne permbajtje relativisht te larte, ndikon ne rritjen e aktivitetit te peristaltikes se zorreve. Permbajtja e lendeve ushqyese ne frutet e kesaj bime jane: lende e thate 11-15%, proteiNe 2,6 – 3 %,celuloze 85,6-88,4 %.
Veçorite e bimes.
Eshte bime me lartesi nga 30 – 250 cm sipas kultivareve. Sistemi rrenjor eshte boshtore qe shkon deri ne 1 m. Trupi i bimes eshte me kercell te drejte dhe pak i degezuar. Degezimi i kesaj bime varet shume nga siperfaqja ushqyese qe ka ne dispozicion. Sa me e madhe te jete ajo aq me shume degezon. Numri i gjetheve eshte nga 16 – 25 cope, ne forme pellembore ne baze, me 5 lobe ne mes te bimes dhe shume te cara ne vringuj ne maje. Ato vendosen ne menyre te kembyer ne kercell.
Lulja eshte e vetmuar, me bisht te shkurter, me push, e tipit 5, me ngjyre krem ose portokalli te hapur, sipas kultivarit, me nje njolle te erret ne baze te saj. Lulja e pare lulezon 55 – 60 dite pas mbirjes, frutifikon pas 5 – 10 ditesh pas lulezimit dhe qysh nga ky moment çdo dite qe kalon frutat rriten dhe ne varesi te madhesise se kerkuar behet edhe vjelja e tyre. Nga momenti i mbirjes e deri ne frutifikim, bamjes i duhen 60 – 70 dite dhe kjo eshte ne varesi te kultivarit dhe kushteve te kultivimit. Fruti eshte kapsule me 5 – 11 faqe, i pushezuar ose i pa pushezuar sipas kultivarit, me ngjyre jeshile ose lehtesisht e kuqerremet. Pesha e frutit eshte nga 7- 12 gr. Fara eshte e vogel ne 2 – 3 mm, e rrumbullakett. Sasia e nevojshme e fares per ha eshte 20- 30 kg.
Ndaj nxehtesise ka kerkesa te veçanta dhe pikerish kerkesat ndaj temperaturave e ben kete bime, qe te mos kultivohet me shume se ne gjeresite gjeografike 54 – 55 grade. Fara mbin per 10 – 12 dite ne temperaturen 15 oC. Ato mbillen ne thellesine 10 cm dhe kur temperatura ne mjedisin e ajrit te arrije 25 oC. Kjo temperature koncidon ne zonat fushore pas 20 Prillit dhe ne ato malore nga 10 Maji. Sipas praktikes popullore mbjellja e farerave te kesaj bime, koncidon ne fillimin e celjeve te luleve te akacias (Robinia pseudoacacia), e cila eshte nje shenje qe tregon per fillimin e mbjelljes se fares.
Bamja eshte bime ujedashese. Nevojat me te medha jane ne fazat e pare te rritjes, sepse gjate kesaj periudhe vazhdon rritja intensive e sistemit rrenjor. Por kjo nuk do te thote qe ne fazat e me vonshme kjo bime te mos kete me nevoje, sepse mungesa e ujit ben qe te pengohet lidhja e frutave te reja dhe frutet e porsa lidhura te drunjezohen dhe te prishin cilesite tregetare. Prandaj prania e ujit ne toke eshte domosdoshmeri gjate gjithe jetes se saj.
Ndaj lendeve ushqyese dhe tokes, kjo bime nuk ka kerkesa te veçanta, por si çdo bime tjeter edhe kjo bime pelqen toka te kulluara, te thella dhe te pasura. Nuk shkon mire ne tokat e lageta dhe te ftohta, pasi ne fazat e para te jetes nuk i rezistojne kytyre disfavoreve. Jane te mjaftueshme rreth 2 kv/ha plehera azotike si, ureja e cila duhet te hidhet ne pleherimin baze. Rezultatet te mira japin nese kultivohen me rreth 2 kv sulfat potasi dhe 3-4 kv/ha superfosfat, te cilat te kordinuar mire me Sherbimet e tjera agroteknike, bimet japin nje prodhim rreth 80-100 kv/ha.
Ndaj qarkullimit te tokes, bamja nuk ka kerkesa te veçanta dhe perkundrazi kultivimi ne te njejten toke per disa vite me radhe nuk e ul rendimentin, por me nje te mete qe e varferon shume token. Kjo per aresye se veç largimit te lendeve ushqimore nepermjet frutifikimit, nje sasi te konsiderueshme te lendeve ushqyese shkojne ne ndertimin e sistemit bimore dhe rrenjore, te cilat kjo bime i merr me permasa te medha dhe qe ne fund te vegjetacionit hidhen jashte parceles duke krijuar nje deficit te ndjeshem ne lende ushqyese. Per te marre rreth 80-100 kv/ha jane te mjaftueshme 300 kv/ha pleh organik, 2 kv/ha plehera azotike, 3 kv/ha superfosfat, dhe 2 kv/hasulfat potasi. Kultivarete rekomanduar jane: Bamjet pa push, Libohova; Oblika; Akra spinella; HindiaNe (i hershem dhe me push); Abel Moskus (pa push).
Nga studime te bera eshte vertetuar se disa nga kultivaret qe ndoshen ne vendin tone klasifikohen ne:
- i) Kultivaret Akra Spinea dhe Hindiana jane te hershme, por frutet e kytyre nuk jane me pamje te mire tregetare dhe per pasoje nuk gjen si duhet treg shitje.
- ii) Kultivarete mesem jane, Oblika dhe Kamza, Libohova, etj, zoterojne cilesite me te mira tregetare ne shije, cilesi te mire fruti, me pak push dhe te gjate, relativisht te drejte, cilesi keto qe jane te pelqyeshme nga konsumatoret.
Kultivimi.
Bamja kultivohet me mbjellje te fares direkt ne toke. Per te marre rreth 80-100 kv/ha, tokes duhet t’i behen pleherimet e duhura, plugimi dhe frezimet e nevojshme ne menyre qe toka te jate e niveluar mire dhe e shkrifet me qellim qe fara te gjeje shtrat te mire per mbire. Pleherat organike, fosforike dhe potasike te hidhen para plugimit ose para frezimeve/diskimeve.
Mbjelljet behen me makine ose dore Kur mbjelljet behen me makina, distanca ndermjet rreshtave duhet te jete ne 60 – 70 cm dhe pas rrallimit bimet ne rresht duhet te lihen ne distancat 15- 20 cm, me qellim qe numer i i tyre per ha te jete ne rreth 120 – 150 mije bime.
Kur mbjellja behet me dore, gjeresia e rreshtave mund te te jete po ajo qe lihet me rastin e mbjelljes me makina, por foleja nga foleja te jete 20 cm dhe ne çdo fole te vendosen 2-4 fara ne thellesi 3 -4 cm, me qellim qe pas mbirjes dhe rrallimit te mbeten 1 ose 2 bime per fole. Pas mbjelljes fares duhet siguruar lageshtia e nevojshme me qellim qe mbirja te mos vonohet. Pas mbirjes dhe momentin e fillimit te formimit te gjethes se pare te vertete, duhet te behet rrallimi me qellim qe lendet ushqyese te mos shkojne ne favor te bimeve qe do te shkullen gjate rrallimit. Pas rrallimit duhet te behet menjehere capitja e pare dhe pas 10 -15 ditesh te behet prashitja e pare e shoqeruar me 2 kv/ha plehera azotike, te cilat hidhen menjehere pa kushtuar kujdes per pleherime plotesuese te metejshme azotike gje qe nuk paraqitet nevoja. Ujitjet te behen te kujdeseshme me qellim ne parcela te mos mbeten pellgje, sepse krijojne asfiksi ne bime. Ndaj semundjeve nuk ka probleme te thekesuara, por mundesite e prekjes jane nga Hiri, si dhe nga Qullosja bakterjale, te cilat luftohen me lehtesi nga sulfati i bakrit dhe preparatet me baze zinku, si zinepi, etj.
Vjelja duhet te behet kur frutat te kene arritur ne madhesine 3- 5 cm dhe te transportohen menjehere ne treg apo perpunimi, sepse qendrimi i metejshem prish pamjen tregetare si rezultat i nzirjes nga oksidimi i lendeve tatinore qe ndodhen ne fruta.