Reklame:

Manaferrat, Çfare duhet te dini per frutin magjik veror dhe pse i nevojitet organizmit!

Te pakte jane njerezit qe njerezit qe njohin vlerat e tyre te shendetshme, por te shumte jane ata qe edhe do te gervishteshin ne nje ferre vetem per t’i marre dhe ngrene.

Te pasura me fosfor, kalium, magnez, kalcium, provitamine A, vitamina B1, B2, B5, B6 dhe me se shumti vitamine K, e cila nxit absorbimin e kalciumit ne gjak, si dhe forcon eshtrat, manaferrat mund te konsiderohen pa frike nje depo ushqyese per organizmin. Jane te varfera me kalori, karbohidrate dhe yndyra, karakteristika qe i vene ato ne krye te ushqimeve te shendetshme, shume te deshirueshme ne çdo diete. Antocianina, e cila u jep ngjyre te erret manaferrave, eshte nje antioksidant per te cilin eshte provuar shkencerisht se parandalon inflamacionet ne trup dhe ka fuqine per te shkaterruar radikalet e lira, te cilat demtojne qelizat e trupit dhe shkaktojne kancer.

Nje filxhan me manaferra permban dozen e rekomanduar ditore te vitamines C, e cila, siç e dime, stimulon sistemin imunitar dhe rregullon aktivitein metabolik. Perveç kesaj, manaferrat kane efekt shume pozitiv ne shendetin e zemres dhe te lekures, si dhe lehtesojne tretjen e problemet e sistemit intestinal.