Reklame:

“Ktheju tokes”, projekt ne ndihme te fermereve

“Ktheju tokes”, projekt ne ndihme te fermereve
Ndihma ndaj fermereve jepet ne shume forma dhe nje prej tyre eshte ajo e dhene nga Vegetal, kompani e cila ka kontraktuar afro 50 ha toke ne sera dhe ne fushe per te kultivuar trangullin kornishon.
Ndiqni emisionin ne agronews per te pare cfare perfitimesh ka nje fermer qe kultivon trangullin Kornishon.

Duket se kjo praktike po gjen perdorim masiv pasi edhe kompani te tjera serioze dhe me kapacitete investuese kane gjetur produkte te tjera per te kultivuar.

Keshtu kompania “Doni Fruits” ka zgjedhur disa perime e fruta ku veçohet per momentin domatja e varietetit Pink.

Ky produkt i realizuar ne Lushnje eshte pjese e projektit “Ktheju Tokes” si nje forme nxitje ndaj fermereve per te vene ne perdorim mendjen dhe per tu investuar ne token e tyre me kembe ne toke ( Te punuarit menderisht).

Fermeri Edmond Xheka ka mbjelle ne seren e tij prej 9 dynym domaten e varietetit Pink dhe duket se do te dale vertet i kenaqur nga zgjedhja e bere.

Nen kujdesin dhe keshillat e specialistit Dhimiter Qorri, me garancine qe i jep “Doni Fruits” si dhe sasia qe jep kjo domate me 1200 kv/ha, duket se fati do ti buzeqeshe familjes Xheka. Gjithsesi mbetet per tu pare pasi bujqesia ka gjithmone te papritura, vetem nese nuk humbet kontrollin dhe kujdesin ndaj bimes.