Misri (Zea mays)
Interes primare për bujqësinë shqiptare është rajonizimi i hibrideve dhe zgjedhja e hibrideve me potencial të lartë gjenetik si dhe përshtatshmërisë në kushtet agroklimatike
Agroteknika që përdoret për kultivimin e Misrit
- Zgjedhja e hibridit
 - Qarkullimi bimorë
 - Përgatitja e tokës
 - Përdorimi efikas i plehrave mineral
 - Kontrolli nga barërat e këqija
 - Mbjellja në kushte të përshtatshme
 - Shërbimet gjatë vegjetacionit
 - Korrja
 
Zgjedhja e hibridit
Zgjedhja e hibridit është një nga operacionet kryesore, për faktin se masat agroteknike lidhen direkt me veçorit e hibridit. Janë tri arsye pse duhet të udhëhiqet një kultivues për zgjedhjen e hibridit?
Që hibridi ti përshtatet kushteve klimatike e tokësore të fermës ku do të bëhet kultivimi.
Lidhur me sëmundjet të cilat kanë areal të veçantë të përhapjes në zona të ndryshe, d.m.th. përcaktohen për hibridin që u rezistojnë patogjenëve në atë zonë.
Të zgjidhen hibride konkurruese në treg, hibridet që japin jo vetëm sasi por edhe cilësi
I
- Hibridi i zgjedhur duhet të arrijë të piqet, në tokën ku fermeri kultivonm.th. të mos rrezikohet prodhimi i pritshëm i bimëve nga ngricat e hershme.
 - Hibridi i zgjedhur duhet të arrijë të piqet, në tokën ku fermeri kultivonm.th. të mos rrezikohet prodhimi i pritshëm i bimëve nga ngricat e hershme
 
II
- Sasia e ujit që disponohet për ujitje përbën një faktor tjetër. Sa më i vonshëm që të jetë hibridi aq më tepër ujë kërkon ai dhe e kundërta.
 - Kështu, një fermer që ka mundësi të sigurojë 2-3 ujitje edhe pse mund të jetë në zonë fushore, ku kushtet lejojnë të kultivohen hibridet e vonshëm të preferojë të mbjellë një hibrid të mesëm ose edhe të vonshëm.
 - Po qese sigurohen 3-4 ujitje mund të përdoren hibride të klasës 400-500 dhe nëse sigurohen 4 ujitje atëherë mund të përdorë hibride të klasave më të larta ose hibride me cikël të vonshëm.
 
III
- Sasia e plehrave që disponon fermeri si organik ashtu edhe kimik (NPK). Kur ka sasi të mjaftueshme të plehrave dhe kur e lejojnë edhe kushtet e tjera siç është sigurimi i ujit, fermeri duhet të preferojë hibride të vonshëm pasi ato mund t’ia shpërblejnë më mirë investimin që do ta bëjë për prodhimin e misrit.
 - Të dhënat eksperimentale disa vjeçare tregojnë se nga përdorimi me
 
N( Azot) 130-140 kg/ha,
P2O5 (Fosfor) 90-100 kg/ha,
K2O (Kalium) 200-260 kg/ha dhe
MgO(Magnez) 20-30 kg/ha
arrihet nje rendiment mbi 10 tonë/ha,
- Përshtatshmëria e hibrideve është shumë më rëndësi që duhet të mbahet parasysh në zgjedhjen e hibridit që duhet të blejë fermeri.
 - Kanë filluar të përhapen mjaft edhe hibridet e kompanive botërore të farërave si: Pionier, Monsanto, KWS Instituti i Osjekut OS, Zagrebit Bc,
 - Për ketë është me rëndësi që fermeri kur të pyes për farën që do ta blejë nga tregtari të kërkojë shpjegime e të dhëna të sakta për:
 - Karakteristikat e hibrideve që disponohen si përbërja e tyre, cikli vegjetativ, pastërtia varietore, aftësia e mbirjes, vendi dhe institucioni që e ka prodhuar, kërkesa specifike si: numri më i përshtatshëm i bimëve për njësinë e sipërfaqes, afati i mbjelljes, rezistenca ndaj faktorëve të disfavorshëm, sëmundjeve dhe insekteve, rrëzimit etj., dhe t’i ballafaqojë këto me kushtet e prodhimit që ka në tokën e tij.
 
IV
- Pastaj në përputhje me këto kushte të vendosë për llojin e hibridit që do të zgjedhë dhe të përdorë për mbjellje në ngastrën e vet.
 - Sidoqoftë, përgjegjësi në zgjedhjen e hibridit duhet të ketë edhe tregtari i këtyre farërave i cili duhet të jetë specialist dhe të orientojë fermerin me këshillat e nevojshme.
 - Kështu tregtarët duhet t’i shoqërojnë farën me udhëzime dhe duhet të jenë në gjendje që të japin shpjegime të plota rreth farërave duke ju treguar fermerëve për të gjithë parametrat e farërave.
 
Ndarja e hibrideve në klasa sipas klasifikimit të FAO-së
| Grupi i hibrideve | Klasa e FAO-së | Cikli bimor në ditë(mbirje-pjekje e plotë) | Tipi | 
| 1.2.
 
  | 
<200300
 
  | 
<8586-95
 96-105  | 
Të hershëm | 
| 4.5. | 400500 | 106-115116-120 | Të mesëm | 
| 6.7.
 8.  | 
600700
 800  | 
121-130131-140
 >140  | 
Të vonshëm | 
Nisur nga kjo fermerit i jepet mundësia që të bëjë një zgjedhje më reale në diapazon të gjerë, sepse p.sh. ato hibride që përfshihen në tipin e hershëm, sipas klasifikimit të FAO-së ndahen në tre klasa, e kështu me radhë.
Dihet fakti që sa më i gjatë të jetë cikli bimor i kulturave bujqësore në përgjithësi kurse në rastin tonë në veçanti, aq më i lartë është edhe kapaciteti prodhues i hibridit. Por një fermer në një regjion malor, vërtetë mund të dakordohet të mbjellë një hibrid me pjekje të vonshme për ta rritur sa më tepër prodhimin e marrë, porse ky tip misri nuk do të arrinte të piqej e si pasojë do të komprementohej prodhimi.
Në mënyrë orientuese për fermerët mund të themi se, ata që ndodhen në lartësi deri në 400 m mbi nivelin e detit, mund të mbjellin të gjitha tipat e hibrideve (të hershëm, të mesëm dhe të vonshëm).
Megjithatë, këto nuk duhet të merren si të dhëna përfundimtare, pasi efektet e lartësisë dhe të temperaturave nuk janë të njëllojta si në jug ashtu edhe në veri të vendit ose ekspozicioni i ngastrës (nëse është me ekspozicion nga veriu, është apo nuk është e mbrojtur nga erëra, etj.).
Fermerët, në çdo rast, përpara se të vendosin se cilin nga hibridet do ta mbjellin, duhet të bazohen në eksperiencën e tyre, por edhe në konsultimet me të dhënat rreth temperaturave aktive, ngricave, si dhe konsultimi me specialistët përkatës me përvojë në ketë fushë.
Qarkullimi bimorë
Kultivimi i hibrideve të misrit në të njëjtën sipërfaqe tokësore për shumë vite me radhë ndikon në:
- Uljen e rendimentit
 - Infektimin me sëmundje dhe dëmtues (nga mbeturinat e misrit)
 - Shfrytëzimi i njëanshëm i materieve ushqyese
 - Parabimë që preferohen janë: drithërat, jonxha, barnat e përziera etj.
 - Është parabimë e mirë për të gjitha kulturat tjera.
 
Toka dhe kërkesat e misrit
- Në territorin e Shqiperise dhe Kosovës ka një larmi të gjerë të tipave të tokave të punueshme nga ato më të rënda argjilore , deri tek ato ma të lehta ranore
 - Kjo masë agroteknike përfshin dy hallka të rëndësishme edhe atë: plugimi themelor-lëvrimin dhe përgatitjen e tokës për mbjellje, Plugimi themelor duhet të zbatuar në vjeshtë në thellësi 25-30cm
 - Misri është një shembull i shkëlqyer i adaptimit të tij në tokat të tipave nga më të ndryshmet
 - Një kërkesë që bima e misrit paraqet ndaj tokës është se kjo kërkon praninë e elementeve ushqyese në sasi të bollshme dhe të asimilueshme nga bima me lagështi të mjaftueshme në zonën ku ndodhën rrënjët
 - Misri renditet ndër ato kultura që shfrytëzon mirë lëndët ushqyese që ndodhen në tokë dhe që mund të asimilohen nga bimët
 
Normat për lëndë ushqyese për Misër
Varianti 1
| Misri | Sasia kg/ha | N | P2O5 | K2O | 
| Normat për lëndë ushqyese | 130 | 100 | 260 | |
| Faktori korektues | 1 | 1 | 1 | |
| Plehrimi bazë në vjeshtë | ||||
| N:P:K (8:16:26) | 400 | 32 | 24 | 104 | 
| MOP (Murium Potas) 60 % | 260 | – | – | 156 | 
| DAP 48 %P | 150 | 27 | 76 | |
| Riplehrimi gjatë vegjetacionit | ||||
| Riplehrimi i parë URE 46 %Kur bimët të kenë zhvilluar 3 gjethe | 100 | 46 | ||
| Riplehrimi i dytë NAG 27 %Faza e 7-9 gjetheve të formuara | 100 | 27 | – | |
| – | ||||
| Bilanci i plehrimit | 1010 | 132 | 100 | 260 | 
Varianti 2
| Misri | Sasia kg/ha | N | P2O5 | K2O | 
| Normat për lëndë ushqyese | 130 | 100 | 260 | |
| Faktori korektues | 1 | 1 | 1 | |
| Plehrimi bazë në vjeshtë | ||||
| N:P:K (8: 24:16) | 400 | 32 | 96 | 64 | 
| MOP (Murium Potas) 60 % | 300 | – | – | 180 | 
| Riplehrimi gjatë vegjetacionit | ||||
| Riplehrimi i parë URE 46 %Kur bimët të kenë zhvilluar 3 gjethe | 100 | 46 | ||
| Riplehrimi i dytë NAG 27 %Faza e 7-9 gjetheve të formuara | 200 | 54 | – | |
| – | ||||
| Bilanci i plehrimit | 1000 | 132 | 100 | 244 | 
Varianti 3
| Misri | Sasia kg/ha | N | P2O5 | K2O | 
| Normat për lëndë ushqyese | 130 | 100 | 260 | |
| Faktori korektues | 1 | 1 | 1 | |
| Plehrimi bazë në vjeshtë | ||||
| N:P:K (15:15:15) | 500 | 75 | 75 | 75 | 
| MOP (Murium Potas) 60 % | 300 | – | – | 180 | 
| Superfosfat 20 % | 125 | 25 | ||
| Riplehrimi gjatë vegjetacionit | ||||
| Riplehrimi i parë URE 46 %Kur bimët të kenë zhvilluar 3 gjethe | 100 | 46 | ||
| Riplehrimi i dytë NAG 27 %Faza e 7-9 gjetheve të formuara | 100 | 27 | – | |
| – | ||||
| Bilanci i plehrimit | 1125 | 148 | 100 | 255 | 

