Reklame:

Çfare thone ekspertet per mishin e kuq

Debati per perdorimin e mishit ka filluar qe ne vitin 2015 kur nje komitet nderkombetar rekomandoi qe mishi i kuq dhe mishi i procesuar jane konsideruar me indeks te larte nga Agjencia Nderkomebatre e Kerkimeve mbi Kancerin, IARC.

Keshillat e ketij komiteti bazohen ne studimet epidemiologjike qe sugjerojne rritje te lehta te probabilitetit per te patur disa lloje tumoresh qe mund te lidhen me nje konsumim te tepert te ketyre produkteve.

Edhe pse ky risk eshte i vogel ne vlere absolute, mund te rezultoje i rendesishem per shendetin publik, meqe perdorimi i mishit ne bote eshte rritur dhe po rritet ne vendet ne zhvillim dhe ne ato te varfra. IARC e ka klasifikuar mishin e kuq ne grupin e 2-te te ushqimeve kancerogjene.

Ky klasifikim do te thote se ka prova te studimeve epidemiologjike qe tregojne nje lidhje pozitive mes konsumit te mishit te kuq dhe zhvillimit te kancerit kolorektal, megjithese nuk mund te anashkalohen edhe shpjegime te tjera per kete lidhje.

Ne rastin me te keq mbetet mishi i procesuar

Kjo do te thote mishi i transformuar nga kripa, tymi, fermentimi dhe nga sisteme te tjera qe permiresojne shijen dhe e ruajne ne kohe. Pjesa me e madhe e salçiçeve duke perfshire edhe proshuten  perfshihen ne kete repart. IARC e klasifikon mishin e procesuar ne grupin 1 te agjenteve kancerogjene mes duhanit, arsenikut prezent ne uje dhe ne kabinat e nxirjes.

Ekzistojne prova qe konsumimi i ketij produkti mund te provokoje kancer te kolonit ose te rektumit dhe ka te dhena qe e lidhin me tumoret e pankreasit dhe te prostates. Revista “The BMJ” e publikuar nga Shoqata e Mjeksise Britanike i hodhi akoma me shume benzine zjarrit. Publikoi nje studim te kryer ne Amerike mbi me shume se gjysem milioni njerez mes 50-71 vjeç dhe qe arriti ne perfundimin se personat qe konsumonin me shume mish te kuq, te procesuar ose jo, kishin nje vdekshmeri nga 9 shkaqe te ndryshme mes te cilave perfshihej kanceri dhe Alzheimeri.

Duke u nisur nga keto shifra atehere nuk duhet keshilluar ky ushqim, por eshte diçka qe asnje organizem shendetsor nuk ka arritur ta beje. Ajo qe eshte nje emerues i perbashket eshte nje reduktim i ketij konsumi, por jo vetem per motive shendetsore. Aktiviteti i blegtorise eshte shume kontaminues edhe per mjedisin.

Te shumten dy here ne jave

Kjo eshte shpeshtesia e konsumit te mishit te rekomanduar. OBSH-ja  rekomandon 500 grame perdorim javor dhe keshillon mosperdorimin e te procesuarit. Perberesit e mishit te procesuar jane acide yndyrore te ngopura dhe nitritet, rreziku i ketyre te fundit rritet kur gatuhen, nje proces i kthen ne nitrosamina, substanca potencialisht kancerogjene. Nga kjo pikepamje mishi krudo duket me i shendetshem.

Kur gatuhet nje fileto, temperaturat e larta mbi 100 ose 150 grade C nuk jane te rekomandueshme mbi te gjitha, nese vihen ne flake direkt mbi zgara ose tigane, sepse rrisin prezencen tek mishi sidomos ne masen dhjamore te tij te disa perberesve si hidrokarburet policiklike aromatike dhe aminat heterociklike aromatike qe jane mutagjenike. Kjo do te thote qe shkaktojne ndryshime ne ADN-ne dhe per pasoje kancer.