Reklame:

Jeni te merzitur? Keto ushqime do ju kthejne humorin!

Ka disa ushqime qe pavaresisht sesa shume dhe shpesh i hame, gjithmone do te na pelqejne, sidomos kur na ndihmojne edhe te permiresojme gjendjen tone te humorit. Shkenca ka vertetuar se ka shume ushqime qe na bejne te lumtur.

Ja cilat jane disa prej tyre:

Avokado 

Ky frut ka shume tirozine, nje prekursor qe ndihmon trupin te prodhoje dopamine, hormonin e kenaqesise. Avokadot permbajne edhe shume acide folike e vitamina D, qe ulin nivelin e homocisteines te femrat shtatzene, duke ulur rrjedhimisht edhe ankthin apo depresionin.

Çokollata

Çokollata e zeze eshte lidhur me uljen e hormoneve te stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo eshte vertetuar nga dy studime amerikane, qe kane treguar se 40 grame ne dite çokollate e zeze ul stresin si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Spinaqi 

Eshte i pasur me antioksidante qe jane thelbesore per luften kunder ankthit dhe stresit. Magnezi dhe zinku i tij jane shume efikase ne luften kunder depresionit.

Orizi 

Karbohidratet jane shume te mira per prodhimin e serotonines, nje stabilizues qe lidhet me nivele te ulta depresioni.