Reklame:

Sperkatjet dhe masat mbrojtese pas shirave

Ditet e fundit të muajit prill u shoqëruan me reshje lokale. Shirat ndikuan në modifikimin e masave mbrojtëse në bimët kryesore.

Disa fermerë kanë bërë trajtimet e para, në disa raste u përsëritën trajtimet. Periudha nga 10-20 Prill do jetë më e ngarkuar me problemet e mbrojtjes së bimëve.

Rritja e temperaturave do shtoi rrezikun e sëmundjeve dhe dëmtuesëve si afidet. Në këtë periudhë lastarët e bimëve rriten shpejt, dhe kjo bën që pjesët e spërkatura ditë më parë mbetën pas dhe zëvendësohen me vegjetacionin e ri të pa mbuluar me tretësirën e spërkatjeve, prandaj lind nevoja e trajtimeve të shpehta çdo javë.

NE HARDHI Në këtë dhjetëditor krahas sëmundjes së hirit pritet të filloi edhe vrugu hardhisë. Këtë dhjetëditor trajtimet në vreshta bëhen të kombinuara, produktet me bazë squfuri shoqërohen me përzierjet me produktet me bazë bakri. Në këto përzierje hardhia mbrohet si nga hiri, ashtu edhe nga vrugu.

Tenja e hardhisë (Lobesia botrana) fillon daljen e fluturave, por nuk do të kemi shqetësime për dëmtime. Në bujqësinë biologjike do përgaditemi të vendosen feromonet çorientuese për tenjën e hardhisë. Në vreshtarinë konvencionale nuk rekomandohen trajtime për brezninë e parë të tenjës, sepse ajo nuk sjellë dëm gjatë breznisë së parë që përkon me fazën e butonizimit dhe të lulëzimit të hardhisë.

NË MOLLË DHE DARDHË Kroma e mollës do jetë sëmundja kryesore që kërkon trajtime javore me produkte me bazë squfuri ose me bazë bakri. Nëse ka edhe afide duhet trajtuar me insecticide biologjike në bujqësinë bio si (Nima Azal) dhe me insecticide konvencional në buzjqësinë konvencionale

NË ULLISHTE Nevojitet të kryhen trajtime me produkte me bazë bakri për mbrojtjen nga sëmundja e gjetheve e quajtur sëmundja e syrit të palloit. Trajtimet mbrojnë gjethet e reja që të mos preken nga sëmundja. Në kultivarët me lulëzim të hershëm kryhen trajtime me plehra gjethore me produkte me përmbajtje të mikroelementit BOR, i cili rrit pjellorinë e luleve, e për pasojë shton lidhjen e kokrrave të ullirit.

NË PERIME Monitorohen bimët për prekjen nga vrugjet, afidet, krahëbardha dhe tenja perimeve (Tuta absoluta). Në domate dhe Kastravec bëhen trajtime me produkte me bazë bakri dhe squfuri. Për zbulimin e insekteve varen kartona të verdhë si dhe feromonet monitoruese ose mbrojtëse nga tenja perimeve (Tuta absoluta).

Është koha e vendosjen në serra të kutijave me bletën polenizuese Bombus Shënim.Në rastë të një prekje nga breshëri, bimët trajtohen direkt me produkte me bazë bakri, në mynyrë që të menjanohen infeksionet nga sëmundjet bakteriale dhe ato kërpudhore saprofite.