Ka disa shekuj që në letërsinë japoneze, kineze dhe ruse gjejmë artikuj që tregojnë fuqinë shëruese të vezëve të thëllëzës japoneze mbi organizmin e njeriut, veçanërisht për mëlçinë, gjakun, stomakun, veshkat dhe trurin. Në përgjithësi, vezët kanë efekt pozitiv në metabolizëm dhe në forcimin e sistemit imunitar.
Vezët e thëllëzës japoneze janë përdorur për mijëra vite në mjekësinë tradicionale në botën lindore për shkak se përbërësit bazë të këtyre vezëve përmirësojnë qarkullimin e gjakut, qetësojnë sistemin nervor (rekomandohet për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj stresit), përshpejtojnë punën e lukthit dhe zorrëve, kanë efekt pozitiv në gjak, zemër dhe metabolizëm në përgjithësi. Gjithashtu, është treguar se kanë efekt pozitiv në potencën e meshkujve.
Çfarë e bënë aq efektive këtë vezë të vogël?
Për nga përbërja kimike, vezët e thëllëzës japoneze në krahasim me vezët e pulës, përmbajnë: 5 herë më shumë fosfor dhe kalium, 7 herë më shumë hekur, 10 herë më shumë vitaminë B1 dhe 13 herë më shumë vitaminë B2. Përveç kësaj, në sasi të konsiderueshme përmbajnë vitaminë A dhe një numër të aminoacideve që i bëjnë këto vezë tepër të shëndetshme. Prandaj, veza e thëllëzës japoneze me të drejtë konsiderohet si bombë e vogël energjike, e cila përmban vetëm 15.8 kalori.
Përmbajtja e një veze të thëllëzës japoneze:
Ujë 74.6%
Proteina 13,1%
Yndyrë 11,2%
Minerale 1,1%
Minerale:
Hekur 3.2 mg
Fosfor 2.2 mg
Kalcium 0.5 mg
Vitaminat: A 300 IE B1 0,1 mg B2 0.8 mg
Çfarë duhet të dini për vezët e thëllëzave japoneze?
Vetëm vezët e pllenuara kanë fuqi shëruese, kështu që duhet të bleni vezë vetëm nga prodhuesit e besuar. Vezët duhet ruajtur në frigorifer në temperaturë prej 1 deri në 4 gradë C. Vezët e ruajtura në këtë mënyrë, mund të përdoren 60 ditë (Megjithatë, ne nuk u rekomandojmë që vezët më të vjetra se 40 ditë t’i përdorni, pas këtij afati mund të përdoren vetëm si të ziera ose të fërguara.)
Si ti përdorni vezët e thëllëzës japoneze?
Doza e konsumimit të vezëve në varësi të moshës:
Nga 0-3 vjet merren 2 vezë në ditë
Nga 3-5 vjet merren 3 vezë në ditë
Nga 5-10 vjet merren 4 vezë në ditë
Mbi moshën 10 vjet merren 5 ve në ditë.
Terapia fillohet në këtë mënyrë:
Në ditën e parë merret 1 vezë; në ditën e dytë 2 vezë; në ditën e tretë 3 vezë; në ditën e katërt 4 vezë; në ditën e pestë 5 vezë e kështu me rrallë nga 5 vezë deri në fund të terapisë. Vezët konsumohen në mëngjes në stomak të thatë, tërë doza ditore njëherazi. Duhet të kalojnë së paku 30 minuta para se të konsumoni ndonjë ushqim tjetër, kjo për arsye që t’i lejojmë vezët të tretën dhe të japin efekt sa më të madh. Nga vezët mund të përgatiten lloje të ndryshme të koktejeve në mënyrë që vezët të konsumohen sa më lehtë.
Vezët mund të ëmbëlsohen me sheqer, mjaltë ose çokollatë pluhur dhe sipas dëshirës mund të shtoni pak lëng: qershie, portokalli, limoni, molle, vanilje, kanellë (cimet), kafe, kakao etj. Është shumë e rëndësishme që vezët të jenë të freskëta. Pacientët që vuajnë nga diabeti, natyrisht duhet të shmangin ëmbëlsuesit. Pacientët që kanë probleme me lukth, duhet të konsultohen me mjekun dhe nëse gjatë terapisë vërejnë që kanë probleme në tretje duhet ta ndërpresin terapinë. Gjithashtu ata që vërejnë ndonjë ndikim anësor ose alergji, duhet ta ndërpresin terapinë. Gjatë terapisë, mos pini alkool ose mundohuni në maksimum, që t’i shmangeni alkoolit.
Kush duhet të konsumojë vezë të thëllëzës japoneze?
Veç u tha më lartë se vezët e thëllëzës japoneze kanë efekt pozitiv në gjak, në sistemin e qarkullimit të gjakut, zemër, mëlçi, veshka, stomak, tru dhe janë të dedikuara për ata që kanë probleme me këto organe, ndërsa si masë parandalimi mund t’i përdorin të gjithë, pa përjashtim. Megjithatë, është piketuar një grup për të cilën trajtimi është më i dëshirueshëm:
– Fëmijët në zhvillim
– Fëmijët me imunitet të dobët
– Të moshuarit
– Të sëmurët dhe ata që janë duke u shëruar nga sëmundjet
– Njerëzit që mbajnë dietë
– Atletët dhe punëtorët fizikë Terapia lejohet të merret edhe kur jeni duke marrë barëra, sipas udhëzimit të mjekut.
Përjashtim bëjnë rastet kur merrni barëra, që sipas përshkrimit ndalohet të merren së bashku me proteina (mish, qumësht, vezë …). Terapia me vezë të thëllëzës nuk kërkon përgatitje të veçantë, duhet të jeni të durueshëm sepse terapia mund të zgjasë 15-50 ditë, nganjëherë edhe më gjatë dhe pacienti duhet që për një periudhë të caktuar kohore të konsumojë 120-1080 vezë, varësisht nga sëmundja që e trajton.
Llojet e sëmundjes:
-Tensioni i lartë: 120 vezë
-Ulcerat (thati) në lukth dhe zorrën 12-gishtore: 120 vezë
– Mëlçia: 180 vezë
-Diabeti: 240 vezë
– Astma: 240 vezë
-Arterioskleroza: 240 vezë
-Tuberkulozi: 240 vezë
-Anemia: 240 vezë
-Migrena: 240 vezë
-Infarkt: 240 vezë
-Çrregullimin nervor: 240 vezë -Kolesterol i lartë: 240 vezë
-Probleme me tretjen: 240 vezë
-Zbukurim i tenit të fytyrës: 240 vezë
-Rigjenerimi i trupit: 240 vezë -Forcimi i memories: 240 vezë
-Gastrit: 240 vezë
-Gjendje e rëndë e astmës: 240 vezë
-Tumor në tru: 1080 vezë
-Tendosje fizike 1080 vezë
-Si masë parandaluese 1-2 copë në ditë.
Dy muaj pas përfundimit të terapisë, nëse lind nevoja, terapia mundet në të njëjtën mënyrë të përsëritet. Është e rekomandueshme që terapia së paku dy herë të përsëritet brenda një viti, e të mos kaloj më shumë se gjashtë muaj në mes të terapive.
“Vezët e thëllëzave japoneze nuk janë ilaç mrekullibërës, që do të kurojnë çdo sëmundje, por është e sigurt që konsumimi i këtyre vezëve nuk do t’i bëjë keq organizmit, përkundrazi, do ta ndihmojnë atë.”
Një vërejtje në tekst mungon kjo informatë nëse përdoren për kurim të ndonjë sëmundjeje, vezët nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 ditë dhe nuk duhet të kenë qëndruar në temperaturë më të lartë se 5 °C.