Reklame:

Dita boterore e bananes

Sot eshte dita boterore e bananes. Shqiptaret konsumojne 8 kg ne vit ndersa mesat boterore edhte 12 kg. Nje grup studentesh te universiteteve te USA jane nismetaret e festimit te ketij fruti egzotik.

Nga të dhënat e Organizatës Botërore të Ushqimit rezulton se tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet e vendeve të Amerikës Qendrore, ndërsa eksportuesi kryesor është Ekuadori. Në total të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60% të tregut të bananeve në botë.

Bananja është një nga pemët që ka shumë aftësi ushqyese.

1.Bananja përmban shumë kalium I cili është një mineral i rëndësishëm stabilizim të shtypjes së gjakut, zemër të shëndoshë si dhe eshtra të forta.

2.Bananet përmbajnë fibra që ndihmojnë në sistemin e tretjes.

Kjo ndihmon në parandalimin e problemeve me diarre, forcon sistemin imunitar, mbron zorrën e trashë nga kanceri dhe më shumë.

Fibrat kontribojnë në rritjen e thithjes së mineraleve nga zorrët, duke zvogëluar thithjen e kolesterolit dhe baraspeshimin e nivelit të sheqerit në organizëm.

3.Bananja përmban substanca që ndihmojnë qelizat të funksionojnë në atë mënyrë që rregullojnë barkun duke formuar një mukozë kundër aciditetit. Komponentet e tjera në banane njihen si enzimë parandaluese, që ndihmon në shkatërrimin e bakteries që shkakton ulçeren në bark.

4.Bananet përmbajnë pak sodë.Zvogëlimi i konsumimit të sodës është i rëndësishëm për parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, si dhe dëmtimin e enëve të gjakut, dhe humbjen e kalciumit nga eshtrat.

5.Bananet ndihmojnë organizmin për t’u mbrojtur nga kanceri në veshkë. Femrat që konsumojnë më shumë perime dhe pemë, janë më pak të rrezikuara nga rreziku i kësaj sëmundjeje, dhe ato që konsumojnë 4-6 banane në javë, janë të rrezikuara nga kanceri në veshkë për gjysmë.

6.Bananja përmban triptofan, një aminoacid që e bën serotoninën, një përbërës aktiv në sistemin nervor. Në mesin e shumë funksioneve që kryhen në sistemin nervor, ajo rregullon gjumin dhe oreksin dhe rrit ndjenjës e relaksit. Për atë arsye, rekomandohet që të hani një banane nëse gjat ditës ndjeni uri