Reklame:

Stavri Lala nje nga pionieret e pare te kultivimit te kermillit ne Shqiperi

Stavri Lala eshte nje nga pionieret e pare te kultivimit te kermillit ne Shqiperi. I kthyer nga emigrimi, Stavri investoi ne rritjen e kermillit si per konsum ushqimor po ashtu i kerkuar per vlerat e tij ne industrine farmaceutike.

Ne nje siperfaqe toke prej 1.2 ha ne Vile Boshtove, Stavri ka ndertuar nje biznes sa interesant ne aspektin funksional po aq edhe ne aspektin ekonomik. Te ardhurat variojne nga puna kembengulese, perkushtimi dhe pasioni sistematik qe kerkon rritja e kermillit – shpret Stavri per Agronews.

Vizita jone ne fermen e tij ka per qellim njohjen nga afer te procesit si dhe nje emision tek Agronews ne Radio Lushnja, ku me informacionin e percjelle, te orientoje, nxise dhe keshilloje te gjithe ata fermere apo njerez qe i kane mbyllur leket neper banka dhe presin “lemoshen” nga intetesat e uleta gjithnje ne zbritje qe ofrojne bankat.