Reklame:

Le emigrimin per trendafilat, historia e kultivuesit nga Elbasani, 16 vite duke rritur lulen e bukur

Kur shumë fermerë në fshatra kultivojnë pemë dhe perime të ndryshme, vëllezërit Toça kanë zgjedhur një bimë, e cila është prezente në shumë tavolina, por jo për t’u ngrënë, por për ta zbukuruar atë, ata kultivojnë trëndafila.

Ngjyra, hijeshi dhe aromë e këndshme mbulon të gjithë zonën e Labinot Fushës në Elbasan.

Toçajt eksperiencën e parë e kanë marrë në emigrim, por prej 16 vitesh ata janë kthyer në vendin e tyre dhe kultivojnë trëndafila, të cilët janë prezentë në çdo urim lindje, dasëm, madje trëndafilat na shoqërojnë edhe gjatë udhëtimit tonë të fundit kur largohemi nga kjo botë.

Në fillim ishte e vështirë për t’ia dalë, por vit pas viti lulet sa vijnë e përdoren më shumë nga ne shqiptarët, e për familjen Toça shpresat sa vinë e rriten për një të ardhme më të mirë.

Vëllai i madh i Toçajve, Aliu shprehet se me kalimin e kohës është dashur të shtohet sasia dhe varietetet.

Kultivimi ne këtë degë, kemi zgjedhur sepse ka treg më shumë, ka dhe punë shumë, do teknikë e dije, si tek mbjellja e shkulja, pra tek të gjitha proceset e punës, deri tek mbjellja me kubikë që tregtohet gjatë verës.

Por për të pasur vijushmëri dhe shtim të varieteteve duhet edhe mjeshtri në shartimin e trëndafilave, e Ademi është një ndër mjeshtrat e shartimit që i jep jetë plantacionit me trëndafila të Toçajve.

Këtë punë ne e bëjmë si familje, dhe unë kontribuoj në punën time si shartues këtu tek daja.

Këtë mjeshtëri e mora në Greqi, e mësova zanatin dhe besoj se do e arrijmë. (report)