Reklame:

Permiresoni shikimin duke ngrene keto ushqime

Disa nga keto ushqime jane te zakonshme ne kuzhinen e secilit. E rendesishme eshte qe ushqimet te jene te pasura me vitamina, acide yndyrore dhe antioksidante.

Vezet

Vezet mund t’iu sjellin perfitime te shumta shendetesore veçanerisht permiresimin e shikimit tuaj. Ato permbajne acide yndyrore omega-3 te cilat jane pergjegjese per luftimin e problemeve te ndryshme te syve.

Perimet me gjethe te gjelbra
Beni keto perime pjese te vakteve tuaja te perditshme. Syte kane nevoje per vlera ushqyese qe ia ofrojne keto perime.
Ne perimet e gjelbra do te gjeni vitamina te ndryshme si; Vitamine A, B-12, C dhe minerale kalciumi, qe syte kane nevoje per te pare me mire. Disa nga ushqimet qe mund te perfshini ne dieten tuaj jane: spinaqi, lakra, lulelakra.

Peshku
Peshku eshte nje nga ushqimet shume te rendeishme per syte. Ka sasi te medha te acideve yndyrore omega-3 te cilat jane tejet te dobishme.
Hulumtime te metejshme kane zbuluar se peshku permban vitamina A dhe D, te cilat luajne nje rol kritik ne mbajtjen e retines se syrit te shendetshme.

Çokollata e zeze

Ekspertet zbuluan se çokollata permban antioksidante dhe substanca te tjera te quajtura flavonoid qe mund te ndihmojne syrin te funksionoje me mire.