Ky qull do të ndikojë për të mirë në traktin tuaj tretës, ndërkohë që do të konsumoni edhe një vakt që do t’iu mbajë të ngopur.
Hapi 1
Në një pjatë shtypini 2 banane të pjekura mirë (pikaloshe).
Hapi 2
Në një tenxhere të vogël ngroheni qumështin, shtoni tërshërën dhe sheqerin. Ziejini të gjitha për 2-3 minuta në temperaturë të ulët.
Hapi 3
Pastaj shtoni arrat dhe bananet e shtypura. Përziejini mirë e vazhdoni zierjen edhe 2-3 minuta derisa të fitoni një masë të qulltë.
Hapi 4
Largojeni nga zjarri, lëreni të ftohet pak e më pas shtojani mjaltën e kanellën.
Hapi 5
Ndajeni në dy pjata, zbukurojeni me bananen e mbetur.
Ju bëftë mirë.