Temperaturat e larta, te cilat ndikojne ne prishje te shpejte te artikujve ushqimore, por edhe moslarja me rregull e duarve, shkaktojne infeksione te shpeshta te zorreve gjate veres.
Mjeket thone qe numri i madh i pacienteve me probleme te stomakut paraqiten çdo vere dhe se ne kete pikepamje nuk dallohen nga te tjeret.
Gjate diteve te nxehta verore artikujt ushqimor qe jane te ndjeshem dhe prishen shpejt, kerkojne shume kujdes ne ruajtjen e tyre, madje jo vetem te atyre te cilat blihen neper kioska, por edhe te atyre te cilat gatuhen ne shtepi dhe i marrin me vete ne piknik.
Njerezit shpesh dalin ne natyre, marrin me vete ushqimin dhe e konsumojne, nderkohe qe nuk e zbatojne rregullin e larjes se duarve duke u rrezikuar nga semundjet.
Te gjithe keta jane faktore rreziku te cilet i kontribuojne zhvillimit te infeksioneve virusale te zorreve, por edhe infeksioneve bakteriale.
Masa paraprake me e mire per te gjitha semundjet infektive eshte larja e duarve, pastaj te perdoret vetem ushqimi i pergatitur i fresket gjate diteve te veres.
Duhet te shmangen artikujt qe prishen shpejt, siç jane lloje te ndryshme salcash, majonezi dhe çdo gje qe prishet lehtesisht ne temperatura te larta.
Infeksionet e zorreve shkaktojne ngritje temperature, te vjella dhe diarre, gje qe mund te çoje ne dehidratim te organizmit.