Reklame:

Mishi i kuq nxit reagimin imunitar qe shkakton kancerin

Mishi i kuq eshte nderlidhur me kancerin per dekada te tera, me hulumtimet qe sugjerojne se ngrenia e sasive te medha te mishit te derrit, viçit ose qengjit e rrit rrezikun e tumoreve vdekjeprurese.

Por, per here te pare shkencetaret mendojne se e dine se çfare e shkakton efektin. Trupi, me sa duket, e sheh mishin e kuq si nje pushtues te huaj dhe e ndez nje reagim toksik imunitar.

Hulumtuesit kane qene gjithmone ne medyshje rreth asaj se si gjitaret e tjere mund te hane shume mish te kuq pa pasoja shendetesore negative.

Tani ata kane zbuluar se mishi i derrit, viçit dhe qengjit e permban nje sheqer qe prodhohet natyrshem nga mishngrenesit e tjere, por jo njerezit.

Kjo do te thote se kur njerezit hane mish te kuq, trupi e shkakton nje reagim imunitar ndaj sheqerit te jashtem, duke prodhuar antitrupa te cilat ndezin inflamacion, dhe eventualisht kancerin.

Tek mishngrenesit e tjere, sistemi imunitar nuk aktivizohet, sepse sheqeri – i quajtur Neu5Gc – eshte tashme ne trup. Shkencetaret ne Universitetin e Kalifornise kane deshmuar se minjte qe ishin modifikuar gjenetikisht per te mos prodhuar Neu5Gc ne menyre natyrale, zhvilluan tumore kur u ishte dhene ky sheqer per ta konsumuar.

“Kjo eshte hera e pare qe kemi treguar direkt se, duke e imituar gjendjen e sakte ne njerez, rriten kanceret spontane ne minj,” tha dr. Ajit Varki, profesor i Mjekesise dhe Medicines Qelizore dhe Molekulare ne Universitetin e Kalifornise. Prova e fundit ne njerezit do te jete shume me e veshtire per t’u arritur.

Ky punim gjithashtu mund te ndihmoje qe te shpjegohen lidhjet e mundshme te konsumit te mishit te kuq me semundje te tjera te shkaktuara nga inflamacioni kronik, si arteroskleroza dhe diabeti i tipit 2.

“Sigurisht, sasite e moderuara te mishit te kuq mund te jene nje burim i te ushqyerit te mire tek te rinjte. Shpresojme se puna jone perfundimisht do te çoje ne zgjidhje praktike per kete dileme,” shtoi ai.

Mishi i kuq eshte nje burim i mire i proteinave, vitaminave dhe mineraleve, por gjithnje e me shume hulumtime sugjerojne se sasite e teperta jane te keqija per shendetin afatgjate.

Ekspertet e shendetesise rekomandojne te mos hahet me shume se 70g ne dite, ekuivalentja e tre fetave te proshutes, nje kotlet qengji ose dy feta pjekje viçi ne dite.

Nje studim i publikuar nga Universiteti i Harvardit ne qershor sugjeroi se dieta me shume mish te kuq e rrit rrezikun e kancerit te gjirit tek grate per 22 per qind.

Ne vitin 2005, nje studim zbuloi se personat te cilet kishin ngrene rregullisht 160g mish te kuq ne dite kishin rrezik 1/3 here me te larte te kancerit te zorreve.

Personi mesatar ne Britani te Madhe konsumon 70g mish ne dite (88g ne mesin e meshkujve, 52g ne mesin e femrave), por 33 per qind hane me shume se 100g ne dite.

Hulumtimet e meparshme sugjeronin se nje pigment ne mishin e kuq mund ta demtoje ADN-ne e qelizave ne mukozen e sistemit te tretjes.