Nje baba i tre femijeve nga Anglia, ishte derguar ne spital pasi qe kishte ngrene tre fara te qershise, pa e ditur se ato permbanin cianid.
Mathew Creme, 28 vjeçar, po e shijonte nje pako me qershi qe e kishte blere ne Tesco, kur kishte vendosur qe ta hante nje fare.
Nga kurioziteti, anglezit i kishte pelqyer shija e farave, dhe i kishte ngrene edhe dy te tjera.
Por, farat e qershive permbajne amygdalin, nje perberes qe kur tretet, shnderrohet ne cianid te hidrogjenit.
Nuk shkoi shume kohe dhe ai filloi te ndjehej keq, me ç’rast, partnerja e tij, Georgina Mason, e kishte thirrur emergjencen dhe ata i kishin kumtuar se ai kishte konsumuar doze vdekjeprurese te cianidit.
Simptomat e helmimit nga cianidi perfshijne ngerrçet ne stomak, dhimbje koke, mundim dhe vjellje.