Ne dimer fasulet jane ndoshta ushqimi me i perdorshem i shqiptareve. Por duke ditur vetite shendetesore qe ne marrim prej tyre, ju do te kuptoni se ne nuk jemi populli i vetem qe i konsumojme shume. Ato jane shume te shendetshme.
Jane te pasura ne fibra te tretshme.
Fibrat e tretshme ndihmojne qe ne te ndihemi te ngopur, pasi ato ngadalesojne tretjen dhe shkallen e urise, deri ne momentin qe stomaku yne te ndihet bosh. Kjo sjell perfitime per nivelin e sheqerit ne gjak, duke ndihmuar ne kontrollin e peshes. Gjithashtu, ato ndihmojne per te ulur nivelin e kolesterolit te keq.
Jane te pasura me proteina.
Zakonisht, fasulet kritikohen per permbajtjen e larte te proteinave, por realisht nuk eshte i sakte ky evidentim, pasi ne 15 gram fasule te gatuara, ato ofrojne vetem 25 per qind te nevojes ditore te organizmit per proteina.
Permiresojne shendetin.
Konsumimi i i fasuleve ne menyre te rregullt ndihmon ne permiresimin e shendetit ne forma te ndryshme. Ato ndihmojne ne kontrollin dhe uljen e rrezikut te diabetit, reduktojne rrezikun e disa kancereve, ulin nivelin e kolesterolit dhe te triglicerideve dhe ndihmojne ne balancimin e peshes nepermjet kombinimit perfekt te proteinave dhe fibrave.
Te pasura ne vlera ushqyese, krahas te qenit te pasura me proteina dhe fibra, fasulet dallojne per permbajtje te elementeve te veçante si: folat, magnez, hekur dhe kalium.