Është sëmundje e përhapur në bimët e familjes së kryqoreve Brassicaceae si lakra, lulelakra, kolza, dhe rrepa. Shkakton dëmtimin e bimëve të theksuara në fazat e hershme të zhvillimit, gjatë moti të freskët me lagështi.
Simptomat
Kërpudha patogjene Peronospora parasitica infekton pjesët mbitokësore të bimëve të ndjeshme gjethet, kërcellin dhe lulërinë. Shenjat e para shfaqen në njomëza, në kotiledone dhe në gjethet e para, në formë të njollave këndoreme ngjyrë të zbehtë klorotike deri në të mbyllur. Në kundër faqen e gjetheve, në njolla, shfaqen shtresa e mykut me ngjyrë të përhime me konidiofore me konide. Njollat shpesh herë bashkohen, shkaktohet tharja dhe më në fund rënia e gjethes.
Dendësia e njollave varet nga numri i infektimeve që shkaktohen gjatë një periudhe të caktuar kohore. Gjatë infektimit të rëndë njomëzat e bimëve tërësisht thahen dhe zhduken. Në bimët e ndjeshme të kryqoreve shfaqet deformimi dhe rrudhja e gjetheve si pasojë e rritjes së pa barabartë të indit të infektuara dhe të shëndosh. Shenjat e sëmundjes shfaqen në lule, në formë të deformimeve dhe fryrjeve të bishtit, prandaj pengohet formimi i kokës.
Patogjeni dhe cikli i sëmundjes
Peronospora parasitica ka disa biotope që shkaktojnë infektime në bimë të caktuara. Është patogjen me micel një qelizor. Pas periudhës së inkubacionit formon organe vegjetative të riprodhimit, konidioforet me konide (kanë formë ovale) që lirohen në lagështi të lartë përmes stomave. Oosporet formohen në gjethet e bimëve të reja e radhë herë në gjethet e bimëve të vjetra, me ngjyrë tëverdh të mbyllur, në formë gati të rrumbullakët. Infektimin e bimëve të reja në lagështi të lart e shkaktojnë oosporet që kanë dimëruar.
Pas depërtimit të hifes infektuese në indin ndërqelizor formohet miceli që nga qelizat e afërta ushqehet me haustore. Në gjethe miceli zgjerohet dhe përmes bishtit kalon në kërcell. Për përhapjen e sëmundjes dhe shkaktimin e infektimeve nevojitet lagështia. Gjatë vegjetacionit shkaktohen disa infektime, ndërsa rëndësi kanë infektimet e hershme në bimët e reja.
Masat e luftimit
Si masë paraprake për pengimin e sëmundjes përdoret dezinfektimi dhe qarkullimi bimor. Rëndësi parësore ka mbrojtja e fidanëve nga infektimet e hershme.
Masat agroteknike- Mbjellja jo e dendur e fidanëve në lehë të ngrohta, rregullimi i lagështisë relative të ajrit dhe tokës, ajrimi etj.
Masat kimike- Spërkatja e fidanëve çdo javë me preparatet në bazë të bakrit, cinebit, duke ju shtuar materie ngjitëse kurse më vonë përdorimi i preparateve sistemike si metalaksil (Ridomil ), oksadiksil (Sandofan), Al-fosetil (Ridomil ), etj.