Reklame:

Riciklimi qe ne burim – Nis zbatimi i projektit “Bas” per ndergjegjesimin e qytetareve

Menaxhimi i mbetjeve, ripërdorimi dhe riciklimi i tyre është mesazhi që përçuan këtë të martë me dhjetra fëmijë në kuadër të nisjes së zbatimit të projektit “Bass”, projekt i iniciuar nga qendra Eden në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. Ky projekt, sipas koordinatores së kësaj qendre Jonida Hafizi, synon ndërgjegjësimin për mirë menaxhim dhe përfitim ekonomik nga riciklimi i mbetjeve.

Një mesazh të rëndësishëm, në kuadër të ditës së tokës, përcolli edhe drejtori i përgjithshëm pranë bashkisë së Tiranës, Genci Kojdheli.

Fokusi i aktivitetit ishte në stimulimin e pjesëmarrjes qytetare në procesin e riciklimit përmes zbatimit të sistemit të përfitimit duke  krijuar dhe demonstrime të ndryshme  përmes ekspozimit  me panele fotovoltaike, punime me dorë të nxënësve të shkollave 9 vjeçare, ekspozitë fotografish  për mbrojtjen e mjedisit etj.