Reklame:

Subvencionet per bujqesine – Nga emigrant ne investitor, historia e Besnikut nga Fieri i cili prodhon domate per eksport

Besnik Bogdani nga fshati Plyk i Fierit, pas 20 vjetësh në emigracion, ka gjetur suksesin në vendlindje. I kthyer para 4 vjetësh nga Greqia, ai vendosi të investojë kursimet e veta në sera. Pas vështirësive të shumta, më në fund, ia arriti qëllimit kur aplikoi në skemën kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, përmes së cilës arriti të sigurojë fondet e domosdoshme për ngritjen e serave, të cilat i mbolli me domate. Tashmë, ai po merr frutet e punës së tij, pasi siç thotë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, po shet sasitë e para të një prodhimi të bollshëm dhe ka kërkesa gjithnjë e në rritje. Domatet e serave të Besnikut plotësojnë të gjitha standardet dhe ai tashmë shet vetëm për eksport.

Historia e Besnik Bogdanit nis me kthimin nga Greqia, ku si emigrant mësoi edhe për punët në bujqësi. Por, para 4 vitesh i gjendur në vështirësi ekonomike në vendin fqinj, u kthye në vendlindje, në Plyk dhe guxoi të aplikonte në skemat e mbështetjes, për të përfituar financim në investimin që do të ndërmerrte në kultivimin e domateve.

“Unë e kam nisur punën në bujqësi, fillimisht në Greqi. Atje mësova shumë për bujqësinë. Kisha 20 vite atje. Para 4 vitesh u kthyem në Shqipëri, pasi mbetëm pa punë dhe vendosa që të merrem me bujqësi edhe këtu në fshatin ku banoj”, thotë Besniku, duke shtuar se tani falë investimit që ka bërë me mbështetjen e grantit të dhënë nga qeveria, ka arritur të ngrejë një serë bashkohore, moderne që prodhon domate vetëm për eksport.

“Jam shumë i kënaqur, me çmimin që po arrij tani t’i shes prodhimet nga sera ime, parashikoj të marr 100 kv domate për dynym. Ndërsa prodhimin e çoj në Kutalli, dhe prej andej shitjen e prodhimit e kam të garantuar në tregun rumun”- thotë Besniku.

Duke falënderuar qeverinë për skemat kombëtare të mbështetjes, aia tregon se kishte aplikuar shumë lehtë në zyrën e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural dhe nuk iu desh të sorollatej apo të paguante dikë për të përfituar subvencionin.

“Nuk dua të merrem me politikë por jam shumë i kënaqur me qeverinë Rama, sepse nuk harxhova asnjë lek për të përfituar mbështetjen me grante. Nuk m’u desh të mbaj radhë në zyra dhe stafi i AZHBR-së më është përgjigjur në kohë rekord për çdo procedurë. Unë aplikova për investime në sera në 10 dynym tokë, dola fitues dhe sot e kam realizuar qëllimim. Sivjet e kam për herë të parë dhe kam arritur deri këtu. Sera ka filluar nga prodhimi. Prodhimi deri më tani është i shkëlqyer. Dje e çova prodhimin tek pika e grumbullimit dhe aty jam lidhur me një rumun që e shet në supermarketet rumune. Shita 5 ton domate dje, me 100 lekë/kg”- shprehet Besniku.

 

Subvencionet për bujqësinë/ Nga emigrant në investitor, historia e Besnikut nga Plyku i cili prodhon domate për eksport

Subvencionet për bujqësinë/ Nga emigrant në investitor, historia e Besnikut nga Plyku i cili prodhon domate për eksport“Unë dua që me prodhimet e mia të konkurroj prodhuesit italianë, grekë e më tej. I bëj thirrje edhe emigrantëve të tjerë dhe fermerëve të aplikojnë dhe të marrin iniciativën për të investuar në bujqësi në tokat e tyre”, thotë fermeri nga Plyku.http://ata.gov.al/2019/04/22/subvencionet-per-bujqesine-nga-emigrant-ne-investitor-historia-e-besnikut-nga-plyku-i-cili-prodhon-domate-per-eksport/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Montag, 22. April 2019

 

Granti që përfitoi ai mbështeti 50% të financimit total të serës, që kap shifrën e 120 mijë eurove, ndërsa pjesën tjetër të parave, ai tregon se e ka siguruar tek të afërmit dhe një pjesë i mori me kredi në banka.

“Ky është investimi im i parë. Dëgjova qeverinë Rama që u bënte thirrje të gjithë emigrantëve dhe fermerëve, hajde aplikoni dhe mora iniciativën për ta provuar. Mora kontratën që më dhanë ok dhe fillova investimin me vështirësi se edhe para nuk kishim. Por sot them me bindje se ia kam dal” – thotë Besnik Bogdani.

Në serën e tij Besniku, përdor farë të markës cilësore dhe teknologji izraelite të ujitjes me pika, duke garantuar prodhim cilësor të domates bio. Pjalmimi i luleve realizohet me bletë dhe jo me hormone apo pesticide.

“Investimin e fillova në muajin shtator dhe e përfundova brenda muajit tetor të vitit të kaluar. Ky është prodhimi i parë që po marr pas mbjelljes së domateve në 20 janar, dhe ia arrita si për herë të parë që e kisha. Kam 2-3 ditë që kam filluar vjeljen me destinacion eksportin. Prodhimi është i bollshëm dhe për një dynym llogaris të marr 100 kv domate. Kam rezultate shumë të mira deri tani”, thotë ai.

Besniku thotë se me këtë investim dhe duke ruajtur cilësinë e prodhimit, produktet e serës së tij konkurrojnë edhe përtej tregjeve të BE-së.

“Unë dua që me prodhimet e mia të konkurroj prodhuesit italianë, grekë e më tej. I bëj thirrje edhe emigrantëve të tjerë dhe fermerëve të aplikojnë dhe të marrin iniciativën për të investuar në bujqësi në tokat e tyre”, thotë me entuziazëm fermeri nga Plyku.

“Unë tokat i kam marrë me qira dhe në këtë investim kam angazhuar me punë të gjithë familjarët e mi dhe të vëllait tim. Deri tani kam 10 të punësuar, por në kohën e vjeljeve numri i të punësuarve shkon edhe më i lartë. Kam dy agronomë që më mësojnë dhe kujdesen për prodhimin në sera, të cilët i paguaj”, thotë Besniku.

“Zgjodha investimin në sera si modeli më i mirë që më siguron prodhim gjithëvjetor dhe më shumë të ardhura për familjen time. Vetëm nga shitja e sasisë së parë kam përfituar 10 milion lekë”, thotë ai, ndërsa pritshmëritë për vjeljen e radhës do të jenë më të mëdha dhe të bollshme.

Kërkesat e tregut i ka për të shitur 7 ton domate. Pritshmëritë e Besnikut nuk mbeten këtu, pasi për vitin që vjen ai do të aplikojë përsëri në skemat e mbështetjes për rritjen e sipërfaqes së mbjellë edhe me 1 dynym më shumë. Pas domates, radhën e kanë kultura të tjera mjaft të kërkuara nga tregu si speci e kastraveci të cilat do i shtojnë të ardhurat për familjen e tij, por edhe do të rrisin numrin e të punësuarve. (ATA)