Reklame:

Alarm per sigurine ushqimore – Raporti/ 90% e qytetareve kane mungese besimi

Qytetarët shqiptarë kanë mosbesim të theksuar për sigurinë ushqimore të produkteve që konsumojnë. Një anketim i zhvilluar nga IDRA përgjatë javës së parë të muajit Prill nxjerr në pah frikën e konsumatorëve për cilësinë e ushqimeve që blejnë në përditshmërinë e tyre. Konkretisht, shprehjes “Unë kam besim në sigurinë e produkteve ushqimore që konsumoj”,  53 për qind e të anketuarve i janë përgjigjur, më së shumti jo dakord, 37 për qind prej tyre janë përgjigjur plotësisht jo dakord,  8 për qind, më së shumti dakord dhe vetëm 2 për qind plotësisht dakord.

Në anketim janë përfshirë 500 persona të moshës 18-54 vjeç. Siguria ushqimore në vend vijon të mbetet një problem për qytetarët, por ajo që vihet re është ndërgjegjësimi në rritje për të denoncuar rastet e kontatuara.

Për vitin 2018, pranë Autoritetit Kombëtar i Ushqimit janë depozituar 169 ankesa apo denoncime lidhur me mungesën e sigurisë ushqimore në të gjithë vendin, një numër ky pothuajse tre herë më i lartë se në vitin 2017, ku janë depozituar 61 ankesa apo denoncime në total. (SCAN)