Reklame:

Koncesionet qe shkaterrojne mjedisin – Nis projekti per fuqizimin e organizatave mjedisore ne mbrojtje te natyres

Shoqatat mjedisore në vendin tonë  nuk   kanë luajtur rolin e duhur për të parandaluar  abuzimet  e vazhdueshme me natyrën. Ekspertët shprehen për një nevojë emergjente në forcimin e aktivizimit të tyre në nivel kombëtar për të ndërgjegjësuar dhe parandaluar kontratat korruptive dhe koncesionet  për shfrytëzimin e burimeve natyrore, që vazhdojnë të ngelen shqetësim kryesor.

Sipas kreut të Institutit Për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri,  Nihat Dragoti,  masat e marra së fundmi nga shteti nuk janë të mjaftueshme Dragoti shtoi se  Instituti Për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri  ka nisur  zbatimin e një projekti për fuqizimin e  shoqatave mjedisore dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e natyrës projekt i cili   bashkë-financohet me BE në vlerën totale prej 285 mijë euro dhe do të  zbatohet fillimisht në 4 zona sic është ajo e Kune Vain, Shebenik-Jabllanicë, Porto Palermo dhe Divjakë. (SCAN)