Reklame:

Me keto ushqime e mbroni zemren

Konsumi i djathit, gjalpit dhe kosit ndihmon ne mbrojtjen e trupit kunder semundjeve te zemres, sipas hulumtimit te ekipit shkencor nga Universiteti Bergen ne Norvegji.

Dr. Simon Dankel, shkencetari kryesor i studimit, tha per indepedent se hulumtimi ka treguar se trupi i njeriut “pergjigjet shkelqyeshem ne yndyrna si burim kryesor i energjise”.

“Burim e energjise ne dieten tuaj ju mund t’a bazoni ne karbohidrate apo yndyrna. Nuk ka asnje ndryshim te vertete ne mes dy grupeve”, tha ai.

Ne nje studim te kontrolluar rreptesisht moren pjese 40 burra obeze, te cilet u ndane ne dy grupe. Njerit grup ju percaktua nje diete me yndyre te ulet dhe nje sasi te madhe te karbohidrateve, ndersa pjesa tjeter e grupit perdoren dy here me shume yndyre se doza e rekomanduar.

Anetaret e te dy grupeve hengren shume e perime, ndersa energjia ditore ishte 2100 kalori.

Deri ne perfundimin te testit, pjesmarresit e njerit dhe grupit tjeter humben peshe mesatarisht 12 kilograme, duke reduktuar keshtu mundesine e shfaqjes se ndonje semundje te zemres ose diabetit.

Studiuesit theksojne se dieta e tyre nuk ka perfshire ushqim te shpejte dhe te prodhuar industrialisht.