Reklame:

Penzoil Trading SA, ne gjyq me qeverine

Seanca e trete paraprake lidhur me ankesen e Penzoil Trading SA kunder Ministrise se Ekonomise dhe Financave e mbajtur me dt 23 prill 2019, ne Gjykaten Administrative te Tiranes lidhur me ankesen e Penzoil Trading SA kunder Ministrise se Ekonomise dhe Financave, u mbyll pa percaktuar fajtoret.

Gjykatesi hodhi poshte kerkesen per ndjekjen penale te paleve te treta te parashtruara nga Bordi Ligjor i Shtetit, i cili mbron Ministrine e Ekonomise dhe Financave. Gjykata Administrative e shtyu kete seance deri me 7 maj 2019, kur Bordi Ligjor i Shtetit mund te paraqese pergjigjet e tij.

Penzoil Trading SA eshte nje kompani tregtare me baze ne Zvicer, e cila aktualisht eshte aktive ne derivatet e naftes, tregtine e biokarburanteve dhe tregun e anijeve. Kompania tregton distilime dhe biokarburante permes SHBA, Afrikes, Evropes dhe Ballkanit. Megjithese Penzoil eshte themeluar rishtazi, anetaret e saj nderkombetare kane punuar ne sektor per disa vite.

Penzoil Trading SA gjithashtu mund te ofroje sherbime inspektimi profesionale dhe te besueshme per klientet e saj. Ne ofrojme nje game te gjere sherbimesh per te permbushur nevojat e klienteve tane, duke u fokusuar ne:

.  Inspektimi i naftes dhe petrokimikut

.  Ruajtja, Transportimi dhe Stacionet e Mbushjes

 

Objekti i padisë ka të bëjë me një tender të datës 9 shtator 2018 lidhur me dhënien e koncesionit ndaj privatëve për kontrollin ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm të naftës (GLN), me një fond limit prej 64 milionë e 890 mijë lekësh.

Pas publikimit të njoftimit për tenderin në fjalë, Penzoil shprehu interesin për të marrë pjesë në garë, që nuk përjashtonte kompanitë e huaja, me besimin se do të ofronte një përvojë të theksuar në fushën e sektorit të kërkuar, por shpejt drejtuesit e saj kanë konstatuar se kriteret specifike dhe ato të përgjithshme të vendosura nga ana e autoritetit kontraktor, i cili në këtë rast ishte ministria e Financave dhe Ekonomisë, binte në konflikt me rregullat ligjore të shpallura lidhur me koncesionet dhe partneritetin publik-privat. Po kështu, janë konstatuar mospërputhje edhe me standardet dhe parimet e sanksionuara në Ligjin nr. 125/2013 datë 24 prill 2013. Sipas paditësve, kriteret e sipërpërmendura, të caktuara nga autoriteti shtetëror, përbëjnë një pengesë serioze për zhvillimin e një procedure objektive dhe të paanshme, të bazuar në parimet e konkurrencës së ndershme dhe kjo gjë mund të pasqyrohet në një vlerësim të shtrembëruar të ofertës fituese dhe dhënien e një avantazhi jo-konkurrues një kompanie vendase.

Më 28 shtator 2018 kompania zvicerane paraqiti ankesë tek Komisioni i Prokurimit Publik, duke i kërkuar të shqyrtonte kriteret e pasqyruara në dokumentat standard të koncesionit, të cilat, sipas saj, nuk ishin në përputhje me parimet e transparencës, mos-diskriminimit, proporcionalizmit, efikasitetit, trajtimit të barabartë, reciprocitetit dhe sigurisë ligjore.

Por Komisioni i Prokurimeve, organ që duhet të marrë vendime lidhur me parregullsi në procesin e tenderimit, në fakt vendosi më 7 shkurt 2019 se ankesa e Penzoil-it nuk qendronte, duke i dhënë të drejtë në çdo hap autoritetit kontraktues. Ky vendim është edhe objekt i padisë që është dorëzuar tani tek Gjykata Admnistrative. Sipas juristëve të kompanisë me bazë në Chiasso të Zvicrës, vendimi në fjalë i Komisionit të Prokurimit Publik bie në kundërshtim të hapur dhe është në shkelje flagrante me ligjin. Aktualisht, tenderi ndodhet i bllokuar. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për këtë bllokim.