Reklame:

900 vende te lira pune ne Fier-Çelet panairi rajonal

Në kuadër të Panaireve të Punës që po zhvillohen në të gjithë vendin, u çel sot Panairi që përfshin rajonin e Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës.
Në të do të marrin pjesë rreth 60 subjekte nga më kryesoret që veprojnë në këtë rajon, të cilët kanë ofruar rreth 900 vende të lira pune në profesione të ndryshme.

Në këtë panair përveç bizneseve marrin pjesë përfaqësues të shkollave profesionale, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Fier, institucionet shtetërore, si dhe përfaqësues të Projekteve bashkëpunuese në fushën e punësimit si dhe arsimit dhe formimit profesional.

Një mundësi më tepër për të shtuar opsionet për të gjithë individët që janë në kërkim të një pune.