Reklame:

“E Dua Token” – Aktivitet me veshje te riciklueshme nga nxenesit e shkolles “Kongresi i Lushnjes”

Me rastin e, “Ditës së Tokës “, shkolla “Kongresi i Lushnjes”, arriti te organizoje me sukses një aktivitet artistik në Qendrën Kulturore “Vaçe Zela “.
Simbolika e kesaj dite eshte mbrojtja e tokes dhe ncenesit e shkolles nen kujdesin e vecante te mesueses Mirela Topalli zgjodhen pikerisht materialet e riciklueshme  per te bere veshje dhe jo per te ndotur natyren.

Veshjet e femijëve të përgatitura nga materiale të riciklueshme, sillnin një mesazh të qartë për përgjegjësitë që ka njeriu për mbrojtjen e Tokës, planetit tonë.
Te veshur me materialet e riciklueshme te pergatitura me kujdes dhe fantazi, vogelushet kryen nje sfilate mode ne skenen Qendres Kulturore Vaçe Zela duke percjelle mesazhe te rendesishme.
Krahas veshjeve organizatoret ishin kujdesur qe mos te mungonte elementi muzikor shume i spikatur ne shkollen Kongresi i Lushnjes. Nxenesit me talent ne fushen e muzikes performuan disa pjese per te pranishmit te cilet kishin tej mbushur amjentet e qendres.

Toka eshte jeta jone! Ta ruajme e mbrojme ate!