Reklame:

Kungulli per diabetin e tipi I

Hulumtimet e fundit ne kete aspekt vijne nga Kina, sipas te cilave kungulli aziatik mund te ndihmoje te semuret me diabet te tipit I.

Hulumtuesit kane studiuar minj (te cilet zakonisht perdoren ne hulumtimet mjekesore), por eshte ende heret te thuhet nese keto do te mund te aplikohen edhe tek njerezit.

Siç dihet, njerezit e kontrollojne nivelin e sheqerit ne gjak permes hormonit te quajtur insuline, i cili krijohet nga disa qeliza specifike ne pankreas.

Por ne tipin I te diabetit, sistemi imun ne menyre te gabueshme sulmon keto qeliza pankreatike. Kjo demton procesin e krijimit te insulines, duke e lene nivelin e sheqerit ne gjak te pakontrolluar.

Studimet kineze sugjerojne se ekstraktet e kungullit mund te ndihmojne ne mbrojtjen e ketyre qelizave insuline-prodhuese nga shkaterrimi.

Ekstraktet e kungullit dhe diabeti

Se pari, shkencetaret e Universitetit te Shanghait (Kine), blene nje kungull te pjekur aziatik (me ngjyre te gjelber ose te bardhe te levores). Ata larguan berthamat dhe pasi e kishin thare, pergatiten ekstrakt te kungullit. Pastaj, hulumtuesit, perzien ekstraktim me uje dhe i ushqyen minjte per nje muaj. Disa minj kishin tipin I te diabetit, te tjeret nuk ishin dibetik.

Pas nje muaj konsumimi ditor te ekstraktit te kungullit, minjte me diabet kishin nje ulje te nivelit te sheqerit ne gjak. Ekstrakti i kungullit nuk ndikonte tek minjte te cilin nuk kishin diabet.

Hulumtuesit kane krahasuar minjte me diabet te cilet kane ngrene ekstrakt te kungullit per nje muaj dhe minjte me diabet te cilet nuk kane marre ekstrakt te kungullit. Qelizat e pankreasit qe prodhojne insuline ishin me te shumta tek minjte me diabet te cilet kishin ngrene ekstrakt te kungullit se sa tek minjte me diabet qe kurre nuk kishin konsumuar.
Ekstrakti i kungullit mund te ndihmoje ne mbrojtjen e disa (por jo te gjitha) qelizave insuline-prodhuese ose te rigjalleroje qelizat e demtuara te pankreasit, bejne te ditur hulumtuesit.

Ekstrakti i kungullit nuk kishte ndikim ne qelizat insuline-prodhuese te pankreasit tek minjte pa diabet. Por studimi nuk tregon se cilat lende kimike te kungullit mund te jene pergjegjese per kete rezultat pozitiv. Studiuesit thone se nje rol te tille mund te kene pasur antioksiduesit e kungullit.