Lengu i sheges perdoret me sukses ne semundjet e stomakut dhe te zorreve, eshte freskues dhe menjanon helmet e organizmit.
Ai ne kombinim edhe me lengun e portokallit, i japin freski mendimit te njeriut. Lulet e sheges permbajne tanine dhe kane veti rrudhese e tonike. Ato rekomandohen ne dhimbjet e barkut, ne hemorragji, ne hemorroidet, si dhe per gargara (shpelarje te gojes) kunder enjtjes se bajameve dhe acarimeve te mishrave te dhembeve.
Por lengu i ketij fruti te jashtezakonshem, lufton edhe shume semundje te tjera, ne mesin e tyre edhe semundjet e zorreve, enjtjen e bajameve, acarimi i mishrave te dhembeve, etj. Te gjitha keto mund te luftohen me çajin e pergatitur nga shega. Ja si pergatitet çaji nga shega: Merren 20-30 grame lule shege ne nje liter uje dhe vihen te zihen per gjysme ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji ne dite. Edhe levozhga e frutave te sheges ka veti regjese. Levozhga e thate, para se te perdoret, duhet te vihet ne uje per disa ore qe te zbutet. Çaji i levozhgave te sheges perdoret kunder diarrese, si dhe per luftimin e krimbave parazitare te zorreve. Levozhga e frutave te sheges lufton me sukses amebat, te cilat e dobesojne shume organizmin, e veçanerisht te femijet.
Per kete merren levozhgat e nje kokrre shege, vendosen ne nje ene prej balte dhe zihen ne gjysme litri uje derisa te mbetet gjysma e sasise se ujit. Pasi ftohet lengu, pihen dy gota likeri ne dite, nje ne mengjes e nje ne darke, gjithmone para buke, per 10-15 dite. Pa perdorur tjeter ilaç, organizmi do te çlirohet nga amebat. Por ngrenia e ketij fruti eshte jashtezakonisht i dobishem per ata qe kane probleme me peshen.