Reklame:

“Gangrena” e mbetjeve urbane – Ekspertet mjedisore: Ende nje problem, nuk eshte bere mjaftueshem

Vendgrumbullimet e mbetjeve urbane, të cilat rezultojnë të jenë jashtë kritereve, vijojnë të mbetën problem serioz për mjedisin dhe shëndetin e banorëve përreth. Identifikimi i pikave problematike është bërë dy vite më parë, por ajo që vihet re është se nuk po bëhet mjaftueshëm nga institucionet përkatëse për rehabilitimin e tyre, edhe pse Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka lajmëruar marrjen e masave urgjente që në 2017-ën.

Në prag të sezonit turistik, ekspertët mjedisorë ngrenë këtë shqetësim duke kërkuar ndërhyrje për të parandaluar  ndotjen. Ata shprehen se masat e marra deri më tani nuk mjaftojnë.

198 vendgrumbullime të mbetjeve urbane, u identifikuan fillimisht jashtë çdo standardi dhe vetëm 3 të tilla përmbushin kriteret. Deri më tani, ministria ka ndërhyrë në vendgrumbullimin e Korçës dhe të Krujës, por shumë qarqe të tjerë vazhdojnë të mbetën problem, si Bulqiza, Fieri, Durrësi, etj. (SCAN)