Lajthite e importuara nga Turqia mund te shkaktojne probleme shendetesore. Konfederata e fermereve italiane ka kerkuar ndalimin e nivelit te larte te alfatoksines ne frutat e thata, si dhe ndalimin ne tregun italian te lajthive qe vijne nga Turqia e qe permbajne nivele te larta te ketyre toksinave.
Konfederata e Agrikultures i ka bere thirrje qeverise per “nje nderhyrje urgjente per te kundershtuar procesin e nisur tashme nga Bashkimi Evropian per te modifikuar normativat aktuale komunitare, kryesisht nisur nga niveli i aflatoxines ne arrat dhe lajthite.
Aflatoxina toksike maksimale e lejuar ne frutat e thata ne Bashkimin Evropian, sipas Coldirettit, e ve ne rrezik shendetin e konsumatorit dhe demton fermeret per te siguruar cilesine e prodhimit ne Itali.
Me ngritjen e kufijve per aflatoxinen, specifikon me tej CIA-s, “hapet rruga per nje nga importet me agresive nga Turqia e cila do te çoje ne mbylljen e kompanive italiane dhe perkeqesimin e cilesise ushqyese te produktit. Konfederata e fermereve italiane i ka kerkuar qeverise qe te parashikojne ne rast te nje krize te ardhshme ne sektor, nisjen e procesit te aplikimit per masa mbrojtese kunder importit turk.
Toksinat e prodhuara nga lloje te ndryshme myku mund te infektojne kikiriket, lajthite, bajamet dhe fistiket dhe mund te kene efekte negative ne organizmin njerezor.
Deri tani, lajthite turke nuk ishin ne gjendje te pushtonin tregun tone per shkak te rregullave kufizuese, por tani, siguria ushqimore per konsumatoret ka gjasa te deshtoje.
Tashme shtimi i alfatokxines po depertojne importet e produkteve me kualitetit te dobet, duke shkaktuar nje rrezik per konsumatoret ne BE, si dhe nje problem serioz per prodhuesit italiane, te cilet vuajne nga konkurrenca e pandershme nga vendet ku jo vetem qe nuk zbatohen praktikat e mira bujqesore, por gjithashtu perdorin pesticide te ndaluara ne Europe”.
Italia eshte prodhuesi i pare ne BE-se i lajthive, me 1.1 milion kuintal kultivuar ne 68.000 hektare, e ndjekur me pas nga Spanja.
Prodhimi eshte perqendruar kryesisht ne kater zona: Campania, Lazio, Siçili dhe ne Piemonte, shpesh ne zona malore te veshtira ne rrezikun e paqendrueshmerise gjeologjike, ato perfaqesojne nje ze te rendesishem te ekonomise. Konsumi i arrave dhe bajameve ne pergjithesi ne Itali eshte i rendesishem. Nga perpunimi i ketyre ushqimeve, ne fakt, prodhohen kremra, biskota, kos etj.