Reklame:

 Myftinia Lushnje nderton dy shtepi te reja ne Grabian

Fatime Balla nene e dy vajzave jetime si dhe ,Jolanda Zeneli invalide ne karroce me 4 anetare ne familjen e saj do te sistemohen ne shtepi te reja me hapesira 2+1.

Ndihma ndaj familjeve ne nevoje eshte nje nga obligimet qe Myftinia Lushnje i ka vene qellim vetes. Myftiu Gramoz Blliku shprehet i kenaqur me realizimin e mjaft objektivave, vecanerisht dhenien e nje sasie te hollash per familjet e varfera, ndihmat ne veshje e ushqime si dhe ndertimin e banesave te reja kur kjo eshte e mundur.

Myftiu Blliku gjithashtu vlereson kontributin dhe rolin e Bashkise Divjake, veçanerisht te kryetarit Fredi Kokoneshi ne paisjen me dokumentacionin ligjor per ndertimin e banesave te reja.