Qepa eshte bime e pasur me komponentet qe permbajne squfur, te cilat jane pergjegjese per eren e saj dhe jane shume te mira per ruajtjen e shendetit. Qepa e kuqe eshte nje perime e cila ka nje sere perfitimesh per organizmin tone.
Disa nder to jane;
E mire per sistemin kardiovaskular
Komponentet e squfurit pengojne koagulimin dhe formimin e copezave te trombociteve. Keta komponente sulfurike, perveç se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve ne gjak, gjithashtu permiresojne funksionimin e membranes qelizore te rruazave te kuqe te gjakut. Qepet mund te parandalojne disa semundje te zemres, te cilat kohen e fundit jane shume te shpeshta.
E mire per kockat
Studimet kane treguar se qepa e kuqe mund te ndihmoje ne rritjen e densitetit te kockave dhe mund te jete e dobishme per grate gjate menopauzes, pasi ato humbasin densitetin e kockave. Grate qe kane kaluar neper menopauze, me konsumimin e perditshem te qepes se kuqe, do te zvogelojne rrezikun e frakturave te ndryshme.
Mbron nga kanceri
Eshte deshmuar se qepa e kuqe zvogelon rrezikun e semundjeve te tilla si disa lloje kanceresh edhe kur konsumohet ne menyre te moderuar. Qepa zvogelon rrezikun e kancerit te zorres se trashe dhe kancerit te vezoreve. Konsumoni me shume qepe, ne qofte se doni te mbroni veten ne aspektin shendetesor.
Perfitimet e tjera nga qepa e kuqe
Qepa ka potencialin per te permiresuar bilancin e sheqerit ne gjak dhe per te parandaluar infeksionet bakteriale. Perveç squfurit edhe perberesi flavonoid quercetin, i cila gjendet ne qepen e kuqe, ka veti antibakteriale. Qepa e cila qendron gjate e copetuar apo ekspozohet ne temperature te larte per me shume se 10 minuta, humb efektet e saj medicinale.
Siç mund te shihni qepa ka nje rol te rendesishem ne organizmin tone por duhet te kemi parasysh se ajo gjithashtu eshte nje perime e cila ka nje ndikim pozitiv dhe rendeisi ne shendetin tone.