Reklame:

Automjeti i Task-Forces ne kundravajtje, Polici prezent nuk reagon

Respektimi i rregullave te qarkullimit rrugor duket se eshte vene ne fokusin e ketij sherbimi me dy standarte.

Nje mjet me targa AA 004 NO qe sipas burimeve rezulton i task forces se transportit rrugor kalon komplet ne kundravajtje ne aksin e shetitores kryesore me nje drejtim kalimi. Polici qe e sheh me syte e tij skenen – tregojne qytetaret prezent dhe qe e filmuan rastin – jo vetem ngeli si i shastisur por as qe tentoi te reagonte.

Krejt ndryshe sillen me ne qytetaret e thjeshte duke na vene gjoba per shkelje rregullash pa rrezik aksidenti ose ne vende ku nuk ka qarkullim mjetesh.

Jo me larg se mbreme nje aksident i rende ka ndodhur ne degezimin e unazes prane fabrikes se miellit.

Forca policie dhe ambulanca jane pare ne vendngjarje por asnje raportim nuk ka deri tani nga policia lokale.