Shirat e ditëve të fundit , kanë sjellë një shtim të rezervës së ujit në tokë ,në dobi të bimëve të mbjella. Në aspektin e sigurimit të ujit në tokë ishte shumë i dobishëm, kjo duke ditur edhe mungesën e shirave për një kohë të gjatë.
Në aspektin e mbrojtjes së bimëve këto shira kanë qenë edhe një këmbanë alarmi për të përsëritur trajtimet sidomos për sëmundjet në vreshta dhe në mollë , dardhë e ullishte .
Dhjetëditorin e parë të muajit Maj, 2019 nevojitet të fokusohemi në këto praktika dhe shërbime bujqësore:
1.Perime: (serra dhe fushë)
Nga shërbimet shumë cilësore në domate, kastraveca, shalqin, etj bimët janë rrritur me shpejtësi. Karstraveci dhe domatja ka ditë që ka dalë në treg.
Në fermomonet monituruese për tutën absolute nuk janë vënë re të bien insekte të Tuta absoluta. Kjo është një shenjë e mirë se masat paraprake si higjenizimi i mjedisit brenda dhe jasht serës nga bimët e egra strehuese të saj kanë dhënë një efekt të mirë parandalues.
Nevojitet që të vazhdojnë trajtimet me preparate me bazë bakri për vrugjet në domate dhe kombinimi i preparative me bazë bakri plus preparate me bazë squfuri për mbrojtjen e kastravecit nga hiri.
Ajrosja e serave është me rëndësi për uljen e lagështirës ajrore, ulje e cila kufizon sëmundjen e hirit vrugut, kalbëzimit të bardhë tek domatja.
Në perime bëhen krasitjet e duhura në domate, kastravec, shalqin. Pastrimi i gjethegjërave brenda dhe jasht serës për paksimin në maksimum bazën infektuese nga krahëbardha, tripset, tenjës së perimeve Tuta absoluta, afidet.
2.Në vreshta:
Dhjetëditorin e fundit të muajit Prill, te vendosën feromonet që mbrojnë hardhinë nga tenja (Lobesia botrana).
Për këtë arsye për tenjën nuk do të lindë nevoja për trajtime me insekticide biologjike, si gjatë muajit Maj dhe as më vonë.
Problemi numër një është mbrojtja e hardhisë nga sëmundja e Vrugut dhe Hirit.
Mbas shirave të ditëve të fundit nevojitet urgjent të bëhen trajtimet e kombinuara; preparatet me bazë bakri që e mbrojnë hardhinë nga vrugu plus preparate me bazë squfuri që mbrojtjen e hardhisë nga hiri.
Këto përzihen bashkë dhe treten mirë në tankun e pompës spërkatëse.
Respektohe doza që është e shkruar në etiketa, përdoret 400 litra ujë për hektarë ( 40 litra për dynym tretësirë kur përdorini pompa motorrike të varura në traktor, dhe 600 litra për ha , ose 60 litra për dynym kur përdoren pompa shpine.
Pulverizimi i mirë i tretësirës, dhe mbullimi uniform i pjesëve të hardhisë ( në anën e poshtme dhe të sipërme të gjethes si dhe kërcejtë) janë vendimtare në arritjen e një cilësie të mirë spërkatëse.
Nëse pas trajtimit bie mbi 10- 15 (dhjetë-deri pesëmbjedhetë milimetra shi ) Trajtimi përsëritet. Nëse bie shi dhe pushon nuk duhet pritur, por duhet të përsëritet menjëherë trajtimi.Edhe nëse bëhen 1-2 trajtime tepër në këto faza, do ti kurseni ato në javët e mëvonshe.
Nëse do vonohemi gjatë muajit Maj, do të na duhet të bëjmë më shumë trajtime në javët që vijnë, si dhe mbrojtja nga vrugu dhe hiri nuk kanë garanci).
Muaj Maj, është vendimtarë për hardhinë. Më vonë kemi më shumë siguri mbrojtje.
Vreshtat kryesisht paraqiten mirë deri në fund të muajit Prill. Tani kujdesi duhet më i madh, si në numrin e trajtimeve ashtu edhe në cilësinë e tyre. Dihet që preparatet me bazë bakri dhe squfuri kanë vetëm veprim kontakti mbi sëmundjet dhe nuk janë sistemik që futen në të gjithë trupin e bimës nëpërmjet qarkullimit të sistemit të limfës.
Pra janë preparate që e Parandalojnë prekjen e sëmundjeve dhe jo Kuruese, pra pasi infeksioni ka ndodhur.
Herrja e gjerbër te hardhia nuk duhet vonuar “Një herrje e lastarëve parazitarë te hardhia, vlenë sa një trajtim me fungicide, por edhe sa një plehërim plotësues sepse hiqet biomasa jo prodhuese“
3.Në Mollë dhe Dardhë
Në mollë dhe dardhë këto ditë varen dispensërat e feromonit për mbrojtjen nga krimbi i mollës dhe dardhës.
Vazhdojnë trajtimet ndaj kromës (Venturia inaqualis) me të njëjtët preparate si tek hardhia, pra kombinimet e preparave me baze bakri me ato me bazë qufuri duke i përzier bashkë. Edhe tek molla dhe dardha kroma është po kaq agresive gjatë muajit Maj , ashtu si hiri dhe vrugu në vreshta.
4. Në ullishte
Kryhet edhe një trajtim me preparate me bazë bakri për mbrojtjen nga sëmundja e gjetheve të ullirit e quajtur syri i palloit ( quhet kështu se njollat në gjethet e ullirit janë me rrathë koncentrikë të ngjashme me njollat te penda e shpendit të bukur të palloit).Tretësira e spërkatjes mbron gjethet e reja të ullirit në lastarët e rinjë të sapo kanë filluar të rriten.
Tani ulliri ndodhet në fazën e butonizimit (paralulëzimit) Bëhen trajtime me produkte me bazë BORI biologjik.Ky mikrelement rrit përqindjen e lidhjes së kokrrave sepse rrit pjellorinë e luleve si dhe forcon bishtin e kokrrave të reja të sapoformuara.
Plehërimet: tek të gjitha bimët bëhen plehërime me plehrat e rekomanduara që përdoren në bujqësinë biologjike, si dhe plehërim me lëng plehu si plehërim plotësues në perime.
Disa fermere po përdorin edhe plehërimin e perimeve me plehërim gjethor nga ekstrakti i bimës së hithrës. Në një fuci 200 litërshe me ujë janë futur rreth 10-12 kg hithra dhe pas disa ditëve ekstratin e dalë e përdor si lëng plehu për perimet; ose bashkë me lëngun e plehut mes rreshtave ose me spërkatje si plehërim gjethor.