Reklame:

Orizi burim i vitamines A

Verbimi nga mungesa e vitamines A eshte nje problem shume i madh ne shume shtete te botes.

Fondacioni “Rockfeller” analizoi fenomenin dhe doli ne perfundimin se 400 milione njerez ne gjithe planetin vuajne nga mungesa e vitamines A, keshtu qe u lidhen me Institutin Nderkombetar te Kerkimeve per Orizin dhe ne vitin 2000 krijuan nje fare orizi te pasuruar me beta-karoten dhe vitamine A.

Meqenese orizi i arte u krijua nga fondacioni, i cili eshte nje organizate jofitimprurese, fara eshte nje burim i hapur per perdorim, pa asnje kosto shtese. Por kompanite e tjera qe modifikojne bimet, si p.sh. “Monsanto” apo “Cargill”, nxjerrin shume fitime nga shitja e farerave te modifikuara gjenetikisht dhe kjo eshte gjeja me e keqe per sa u perket ushqimeve te modifikuara gjenetikisht.

Ata marrin diçka nga toka dhe me pas e bejne prone te tyren, madje edhe e shesin shtrenjte. Por orizi i arte eshte shembulli se si kjo mund te shmanget dhe se si ushqimet e modifikuara gjenetikisht mund te jene sa me te dobishme per njerezimin. Dhe kjo do te ndihmoje shume ne luftimin e rasteve te shpeshta te verbimit.