Reklame:

Shishja e veres 40 mije $ -Vera e mbreterve, me e shtrenjta ne bote

Një prodhues vere hungarez, i njohur në rajonin e Tokaj, ka nxjerrë në shitje një lloj vere me çmimin e çmendur të 40 mijë dollarëve për një shishe. Në këtë mënyrë, ai shpreson që të rigjallërojë trashëgimin e verës së mbretërve.

Zona vullkanike e Tokaj në Hungarinë verilindore prodhon verën nga një varietetet mjaft i veçantë i rrushit. Sipas prodhuesit të verës në fjalë, shishja 40 mijë dollarëshe është vera më e shtrenjtë në botë e nxjerrë ndonjëherë në treg. Janë raste të rralla kur produkte të veçanta, nëpër ankande, kapin çmime më të larta.

Shishja 40 mijë dollarëshe është 1.5 litra dhe ka një tapë mjaft të veçantë, e prodhuar në Portugali, pasi qafa e shishes skanohet me lazer.

Shishja ambalazhohet në një kuti të zezë, e cila lëshon dritë mes përmes verës, me një të shtypur të butonit. Kantina e verës hungareze ka nxjerrë në shitje vetëm 18 shishe të tilla, me perspektivën e rritje së volumit në të ardhmen, ndërkohë që disa shishe do të lihen për t`u vjetëruar.

Çmimi mjaft i lartë i kësaj vere është rrjedhojë e punës së madhe manuale që nevojitet. Rrushi zgjidhet me dorë, dhe prodhimi nuk i kalon dot 10 kilogramë në vit. Kjo lloj vere mendohet se daton në vitin 1576. Luigji i XIV, e ka përshkruar si “vera e mbretërve dhe mbreti i verërave”.