Reklame:

Çfare do te ndodhte nese te gjitha bletet do te zhdukeshin?

Në botë ka rreth 20,000 specie bletësh. Dhe ka mundësi që ato të jenë insektet polenizuese më të rëndësishme. Mijëra specie bletësh kanë shenja unike fluturimi dhe preferenca unike për lulet dhe mund të kenë bashkë-evoluar me lulet në të tillë mënyrë sa madhësia e trupit të tyre dhe sjellja, e plotësojnë lulen që ato polemizojnë thuajse përsosmërisht.

Fatkeqësisht, bletët e të gjitha llojeve janë në rënie në të gjithë botën, siç janë edhe shumë instekte të tjerë. Bletët e mjaltit, me të cilat jemi familjarizuar kanë vuajtur më shumë nga çrregullimi për shkak të kolapsit të kolonisë në të cilën kosheret humbasin papritur anëtarët e tyre të rritur. Popullata e grerëzave dhe e bletëve të tjera vetmitare në disa vende ka rënë me shpejtësi, më së shumti për shkak të përdorimit të insekticideve dhe herbicideve, humbjes së habitatit si dhe ngrohjes globale. Disa specie madje janë listuar si specie të rrezikuara.

Nëse të gjitha bletët në botë do të zhdukeshin, do të kishte një valë efektesh nëpër të gjitha ekosistemet. Një numër bimësh, të tilla si Orkidet e bletëve polenizohen në mënyrë ekskluzive nga disa bletë specifike dhe ato do të vdisnin pa ndërhyrjen e njeriut. Kjo do të ndikonte në kompozimin e habitateve të tyre dhe do të preknin zinxhirin ushqimor, pjesë e të cilit janë dhe ka gjasa të shkaktonin edhe zhdukjen ose rënien e organizmave të tjerë, që varen prej tyre. Shumë bimë pllenohen suksesshëm nëpërmjet bletëve dhe pa to bimët do të prodhonin më pak fara e kështu do të kishin më pak sukses në riprodhim.

Përtej bimëve, shumë kafshë, të tillë si zogjtë e bukur që ushqehen me bletë do të humbisnin prenë e tyre nëse bletët do të zhdukeshin dhe kjo gjithashtu do të ndikonte në sistemet natyrore dhe zinxhirin ushqimor.

Edhe sa i takon agrikulturës do të kishte një impakt dramatik në sistemet ushqimore për njerëzit, por mundet që gjithsesi të mos çojë në krizë urie. Shumica e njerëzve në botë i marrin kaloritë nga drithërat, të cilat polenizohen nëpërmjet erës. Por, shumë fruta dhe perime sidoqoftë, polenizohen nga insektet dhe pa bletët ato mund të mos rriteshin në një shkallë të madhe ose të mos shiteshin lirë. Boronicat dhe qershitë për shembull, mbështeten në polenizimin prej bletëve në mbi 90 përqind të rasteve.

Edhe pse mbetet si opsion polenizimi me dorë kjo gjithsesi do të kërkonte një punë jashtëzakonisht intensive si dhe do të kushtonte shumë. Gjithashtu janë zhvilluar dronë të vegjël robotik që pllenojnë bimët, por mbeten tepër të shtrenjtë për t’u përdorur në masë. Pra, pa bletët mundësia dhe shumëllojshmëria e prodhimeve të freskëta ushqimore do të ulej thelbësisht dhe ka gjasa, që vlerat ushqimore për njerëzit do të dëmtoheshin.

https://www.britannica.com/story/what-would-happen-if-all-the-bees-died?fbclid=IwAR1XdVXO867l1EmXTxhg56saojUDOKP3jrcyEocxfhliZP-cMwZ7mnZwZDI