Reklame:

Glifosati ‘vret’ deri ne tre breza

Ekspozimi ndaj pesticidit Glifosat shkakton dëme që mbarten deri në tre gjenerata. Glifosati, i prodhuar nga Monsanto shpesh ka rënë nën akuza për pasojat në shëndet, dhe së fundmi kërkuesit e universitetit të Washington State e kanë vërtetuar në një studim të cilin e kanë publikuar në revistën Scientific Reports.

Kështu kërkuesit kanë ekspozuar kaviet shtatzëna të laboratorit ndaj një sasie thuajse të pallogaritshme, pra mjaft të ulët të glifosatit. Ka rezultuar se gjenerata e dytë dhe e tretë e kavieve kanë patur një rritje dramatike të patologjive të ndryshme, veçanërisht sëmundje të ripordhimit si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.

Por është vënë re gjithashtu se gjenerata e tretë në 40% të rasteve kishin probleme me sëmundje të veshkave dhe gjithashtu obezitet i theksuar. Glifosati është një pesticid që përdoret gjerësisht në bujqësi dhe shërben për asgjësimin e barërave të këqija, duke i devitalizuar.