Reklame:

Syri i palloit tek ulliri

Syri i palloit – ( SPILOCAEA OLEAGINEA)
Cycloconium oleaginum Cast)

Përhapja dhe dëmi: 
Është sëmundje e përhapur në të gjitha zonat ku kultivohet ulliri dhe në vite të favorshëm për të shkakton dëme të medha.

Shenjat e sëmundjes:
Sëmundja prek gjethet, frutat dhe degët, por dëmin më të madh e shkakton tek gjethet dhe fruti.
Njollat e para formohen në anën e sipërme të gjethes në formë koncentrike me ngjyrë kafe të gjelbër që mbas një kohe merr ngjyrë më të errët.

Në një gjethe mund të gjenden sipas shkallës së infeksionit 1-25 njolla që formojnë një myk me ngjyrë hiri, i cili nuk pastrohet mbasi është futur në kutikulën e gjethes.
Kur njollat arrijnë zhvillimin e plotë, diametri i tyre arrin 10-12 mm dhe karakterizohen nga një pikë midis ngjyrës gri ose gri në te kuqe, me periferi kafe të errët.

Gjatë muajve të nxehtë njollat rrethohen nga një unazë me ngjyrë të verdhë, e cila i përngjet syrit të palloit nga ka marrë edhe emrin sëmundja. Në anën e poshtëme të gjethes, njollat janë pak të dukshme. Gjethet e prekura rrëzohen para kohe në tokë.
Mbi frutat sëmundja është shumë e rrallë. Kur këto janë afër pjekjes, shfaqen njolla të vogla me ngjyrë kafe, lehtësisht të futura.
Mbi degët formohen gjithashtu njolla të ngjashme, por të lokalizuara në pjesët më të fshehura të degës.
Paraziti vendoset në organin e bimës duke shpuar kutikulën dhe invadon këtë shtresë.
Përhapja e sëmundjes bëhet nëpërmjet konideve me anën e ujit të shiut.
Për infektimet e reja këpurdha ka nevojë për shira (lagështi të madhe) të cilët të vazhdojnë të paktën 2-3 ditë dhe temperatura e ambjentit të jetë të paktën 2-30C.
Infeksionet e reja zhvillohen kryesisht në dy periudha kryesore: në pranverë dhe vjeshtë.

Në rast se koha gjatë dimrit është pak e ftohtë, sëmundja mund të zhvillohet që nga vjeshta deri në pranverë.
Shkalla e infektimit gjatë periudhës së pranverës ose vjeshtës, është e ndryshme në ambjente të ndryshme.

Në disa raste ka një infeksion më të madh në pranverë se në vjeshtë ose e kundërta.
Shpesh herë rrëzimi në masë i gjetheve të ullirit kryhet gjatë verës dhe bima zhvishet.