Nje gote vere ne dite eshte shume e dobishme per kockat e njeriut, pasi lufton semundje si osteoporoza. Keshtu tregoi nje studim shkencor, perfundimet e te cilit u publikuan ditet e fundit.
Ne baze te kerkimeve, duket se ka nje lidhje midis dendesise se kockes dhe rrezikut per frakture, me dieten me te cilen ushqehemi gjate jetes. Megjithate, pije te tjera alkoolike, si alkoolet e forta dhe birra, nuk duket se japin ndonje ndikim.
Studimi i realizuar ne “Universitetin Mbreteror te Londres” mori nen vemendje 1 mije çifte binjakesh, te gjithe ne mesin e te 50-ave, ndersa studioi lidhjen midis dietes dhe rrezikut per frakture.
Çeshtje te tjera dietike u moren ne konsiderate, per te monitoruar se si jane ndryshimet qe ndodhin ne indin kockor, ne rastin e grave qe kane kaluar menopauzen.
”Konsumimi i arsyeshem i veres eshte i lidhur me rritjen e dendesise minerale ne kocka, ndersa dieta e zakonshme angleze e diteve te sotme sjell reduktimin ne dendesine e indit kockor, duke rritur mundesine e prekjes prej semundjeve dhe frakturave”, shkruhej ne perfundimet e kerkimit ne fjale.
Ushqimet me te perdorura ne dieten angleze jane patatinat, peshku, fasulet e pjekura dhe mishi i kuq. Midis tyre, vetem peshku duket se ka nje efekt pozitiv per kockat.