Reklame:

Myftinia Lushnje me qender te re kulturore

Fillojne punimet per ndertimin e Qendres Kulturore prane Xhamise Lushnje me qellim krijimin e kushteve te domozdoshme per femijet dhe te rinjte.
Ky objekt i rendesishem per edukimin dhe kalimin e kohes se lire te femijeve te besimtareve mysliman si edhe te feve te tjera, me ne fund u be realitet – u shpreh per agronews myftiu i Lushnjes Gramoz Blliku. Nga marrja e detyres si Myftiu i Lushnjes, z Blliku i vuri vetes dhe stafit te tij disa objektiva.
Mbyllja e historive me borxhe ndaj OSHE.
Ndertimi i nje database per familjet ne nevoje dhe selektimi i tyre ne kategori
Sigurimi i bursave te shkollimit per nje pjese te ketyre femijeve me rezultate te mira
Ndertimi i disa shtepive per familje me probleme te thella dhe pamundesi ekonomike.
Ngritja e Qendres Kulturore eshte objektivi i fundit qe Myftinia Lushnje me z. Blliku ne krye ben realitet per besimtaret myslimane si dhe gjithe femijet qe deshirojne te edukohen e argetohen ne menyre te kulturuar.