Reklame:

10-te ushqime per tru te kthjellet

  1. Mollet

Jane shume te shendetshme, posedojne antioksidues te fuqishem dhe mbrojne nga semundjet si ajo e Parkinsonit dhe Alzhaimerit.

  1. Shpargu

Eshte i pasur me acid folik, i cili eshte e dobishem per metabolizmin e acideve yndyrore te trurit.

  1. Mishi i forte i viçit

Eshte perplot vitamina B12, hekur dhe zink. Keto vitamina dhe minerale e mbrojne trurin.

  1. Boronicat dhe dredhezat

Nese i konsumoni keto peme, do te keni kujtese me te mire. Pos kesaj, antioksiduesit do t’ju mbrojne nga proceset oksiduese.

  1. Çokollata e zeze

Çokollata e zeze ndikon shume ne forcimin e perqendrimit. Permban antioksidues te forte, si dhe nxit sekretimin e endorfines, e cila na ben te ndihemi me mire. Kujdes qe çokollata te mos jete teper e embel.

  1. Salmoni

Burim i shkelqyer i acideve “Omega-3”, te cilat ne menyren me te mire ndihmojne ne funksionimin normal te trurit.

  1. Rigoni i thare

Nga shume hulumtime eshte vertetuar se rigoni 40 here me shume posedon antioksidues sesa mollet, 30 here me shume se patatja, 12 here me shume se portokalli dhe 4 here me shume sesa dredhezat dhe boronica.

  1. Arrat

Jane te pasura me proteina dhe acide “Omega-3”, si dhe me vitamina E dhe B6.

  1. Dritherat

Proteinat dhe vitamina E ndihmojne ne qarkullimin e mire te gjakut deri ne tru.

  1. Jogurti

Jogurti dhe prodhimet e qumeshtit jane te pasura me proteina dhe vitamina B, qe eshte e dobishme per nje komunikim me te mire midis qelizave nervore.