Reklame:

Bajamja e eger, fruti qe te ruan zemren, te mban elegant dhe largon diabetin

Në Shqipëri, gjenden shumë bajame të egra që rriten lirshëm në habitatin e tyre natyror. Bajamet e egra janë mjaft popullore sidomos në Berat dhe në zonat përreth. Ekspertët këshillojnë që fëmijët të konsumojnë 1-2 bajame të egra në ditë, ndërsa tërriturit nga 2 bajame tri herë në ditë.

Shkencëtarët janë të mendimit se një lloj vaji, që vjen nga farat e bajames së egër, mund të përdoret kundër obezitetit dhe diabetit. Pema e bajames së ëmbël zakonisht ka lule të bar-dha ndërsa ajo e bajames së hidhur ka lule rozë.Të dyja pemët rriten në lartësi 4 – 10 m. Bajamja e ëmbël përdoret edhe në kuzhinë në receta të ndryshme. Ajo prodhon një   qumësht tëngjashëm me atë të sojës. Mielli i bajames nuk përmban gluten dhe karbohidrate. Një grusht bajamesh në ditë është ndihma më e mirë që mund t’i japësh organizmit. Vetë Shqipëria është e bekuar me pemë të bajames, të cilat gjithmonë e më tepër po rikthehen në vëmendjen e kultivuesve. Bajamet shqiptare gjenden të kultivuara në pemishte në mbarë vendin, por plantacionet më të mëdha janë të përqendruara në zonate Veriut, të Përmetit, Korçës e Beratit dhe rivierës së Jugut.

Çmimi i kultivuesve në grumbullimin me shumicë shkon 150 – 200 lekë për kilogram, ndërsa nga grumbulluesit në treg ka një diferencë goxha të madhe. Çmimi që raportohet nga tregjet agro-ushqimore arrin në 400-500 lekë/kg. Llojet e bajames në Shqipëri janë të shumta, por disa prejtyre janë me emër të veçantë. Një nga këto është Bajamja e Melçanit, që rritet në Korçë në lartësitë mbi 600 m.Mbjellja e bajames bëhet me fidanë të shartuar në fidanishte. Fara për nënshartesën zakonisht zgjidhet nga bajame të egra, për t’iu përshtatur sa më mirë kushteve të terreni ku do të mbillen, njëlloj sikultivimi i ullirit. Për bajamen si nënshartesë mundtë shërbejnë dhe pjeshka, kajsia dhe kumbulla.Fruti i bajames ka një përdorim të gjerë jo vetëm si  frut i thatë për konsumatorët, por edhe nga amvisat shqiptare për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme, madje deri te llojet e bukëve me shije,etj.

Nga bajamet mund të përgatitet gjalpë arrorëshdhe qumësht bajame me shije të veçantë. Fruti ibajames është i pasur në vlera ushqimore si: vitamina, proteina, fibër dhe shumë minerale.Përfitimet e konsumit të bajameve janë:

  1. Parandalon problemet e zemrës. Lëndët flavonide që gjenden te bajamet kombinuar me vitaminën E, reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Konsumi i bajameve mundëson një ulje me 50 % të rrezikut nga ataku në zemër.
  2. Kontrollon nivelin e kolesterolit në gjak. Vitamina E te bajamet është antioksidant i fuqishëm, që mbron qelizat nga dëmtimet dhe parandalon arteriosklerozën

.3. Ndihmon në funksionimin e mirë të trurit. Bajamet përmbajnë riboflavinë dhe L-carnitine, që ndi kojnë për të rritur aktivitetin e trurit dhe në rritjen e jetëgjatësisë.

  1. Vepron në rritjen e fortësisë të kockave e dhëmbëve. Përmbajtja e lartë e fosforit në frutin e ba- james ndikon në fortësinë e kockave.
  2. Ndihmon për të ulur peshën. Përmbajta e lartë efibrave në frutin e bajames ndikon për te mos paturrritje në peshë. Ata që hanë dy here në javë bajame ulin mundësinë për të shtuar peshë rreth 30 %.
  3. Ndikon për të ulur rritjen e sheqerit në gjak. Bajamet nuk përmbajnë niseshte dhe përdoren si miell për përgatitjen e biskotave dhe ëmbëlsirave për diabetikët.