Reklame:

Fiku dhe ulliri ushqim dhe ilaç

Studimet e bera kane vertetuar se fiku permban nje perqindje te larte lendesh ushqyese dhe vitamina. Eshte bere e qarte se fiku eshte nje frut kalorik qe ekuilibron e shmang aciditetin e trupit te njeriut.

Eshte i pasur me burime natyrale te vitaminave A, B, C dhe permban nje perqindje te pasur e te larte te lendeve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, baker. Perqindja e sheqerit tek fiku ze 19% te peshes se tij, dhe per kete çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtesi trupit rreth 70 sa’ren.

Eshte i dobishem per grate shtatzena gjidhenese, ndersa ne aspektin kurativ fiku eshte i dobishem, mbrojtes e sherues i semundjeve te aparatit tretes, kapsllekut, semundjet e gojes e mishit te dhembeve. Eshte vertetuar shkencerisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut te thate ndihmon diuretiket e pastrimin e gjakut. Po te konsumohet esell konsiderohet si nje medikament i mrekullueshem per rastet e kapsllekut te perkohshem, sepse permban lende pastruese.

Perdorimi i brendshem – Ne rastet e kapsllekut te perkohshem veçanerisht tek te moshuarit, perdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut te thate 3 kokrra ne nje gote uji te ftohte ne mengjes esell e nje tjeter para se te shkohet per te fjetur.

Perdorimi i jashtem – Per inflamacione te laringjitit, rruget e frymemarrjes perdoret infuzioni i fikut si gargare 3 here ne dite. Per djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi te jene prere ne rripa tek vendet e demtuara e lidhen me nje fasho te paster, e cila nderrohet mengjesin e dites ne vijim. Per ulçerat e plaget e keqija vendoset fik i thate i zier mbi plage duke e lidhur me fasho me kusht qe te nderrohet 3 here ne dite. Kjo kure vazhdon per 4-6 dite derisa te shmanget pislleku plotesisht.

Vaji i ullirit sherben si ilaç per melçine, kuron parazitet ne stomak dhe sheron kapsllekun. Vaji i ullirit ka gjetur perdorim si pomade per kurimin e renies se flokeve e disa lloje semundjesh lekure. Arabet e kane njohur vleren dhe dobite e pemeve te ullirit qe jetojne rreth 2000 vjet. Kjo peme eshte perzier me hurmat me pseudonimin pema e arabeve si ne ushqim ashtu edhe ne sherim.

Studimet kane vertetuar se ulliri permban perqindje te larte te ujit rreth 30%, vaj nga 15-50%, lende proteinore rreth 5%, karbohidrate rreth 10%, kripera minerale, me te rendesishmet fosfor, hekur dhe kalcium. Gjithashtu ne te gjenden vitamina A me sasi te medha, vitamine B e pasur me lende minerale.

Vaji ka ngjyre te verdhe qe anon nga jeshilja me ere te kendshme ku per nga aspekti mjekesor konsiderohet i bute e i lehte dhe i dobishem per disa semundje te temthit, si dhe perdoret ne prodhimin e disa lloje sapunesh e kremrash mjekesore. Ndersa gjethet e ullirit permbajne lende kapese, nder me te rendesishmet Tanine, perdoret si gargare, forcuese e kunder etheve. Thuhet se gjethet e ullirit po te zihen vlejne ne parandalimin e gargarines, gjithashtu eshte provuar shkencerisht se gjethet e ullirit kane te njejtat veti pothuajse, duke patur parasysh se ne permbajtjen e tyre ka hidhesire.

Dihet se lenda e tanines qe nxirret nga gjethet e ullirit perdoret ne procesin e tharjes se lekurave. Studimet e kryera nen kujdesin e Organizates Boterore te Shendetesise kane vertetuar se vaji i ullirit i pajis perdoruesit e tij me 35% te nxehtesise dhe shmang kolesterolin ne qarkullimin e gjakut.

Per me teper, vaji i ullirit ndihmon qe njeriu te gezoje shendet te mire, sepse ky vaj konsiderohet absolutisht me i miri pasi nuk mbetet ne muret e arterieve dhe per me teper ndihmon ne sherimin e melçise, aktivizon daljen e verdhezes dhe pastron aparatin tretes.

Nese trupi lyhet me vaj ulliri, ai fiton butesi te ndritshme dhe per kete sapuni i cili ka ne perberjen e tij vaj ulliri konsiderohet me i vlefshem per trupin. Kjo pasi eshte vertetuar se vaji i ullirit eshte me i dobishem sesa dhjami per shendetin dhe me i lire materialisht.