Mashurka është e ngjashme me një perime edhe pse i përket familjes bishtajore. Kjo për shkak të pranisë së bollshme të ujit në të (rreth 90%). Kështu, në këtë mënyrë mashurka përmban më pak kalori (17 Kcal për 100 gramë substancë) me përqindje të ulët niseshteje dhe është shumë e pasur me fije dietike. Për këtë arsye është përdorur si një ndihmëse efektive në dieta dobësimi dhe në dietat me pak kalori, sidomos kur ushqimi kryesor është i bazuar në ushqime me përmbajtje niseshteje dhe karbohidrate (makarona, oriz, bukë, fasule dhe patate).
Për personat që i konsumojnë shumë rrallë, duhet të dinë vlerat ushqyese të tyre që të binden pse duhet shtuar konsumimi i mashurkës. Ato janë shumë të pasura me proteina dhe fibra, metale dhe vitamina. Megjithatë kjo është një nga arsyet pse duhen konsumuar mashurkat, sepse ne do të përmendim edhe shumë të tjera si dhe disa nga sëmundjet që ato kurojnë.1.
1. Një nga vetitë e para të mashurkave është se në cipën e tyre janë konstatuar përqendrime flavonesh, të cilat njihen për veti të forta antioksiduese, ndërkohë që lignanet dhe isoflavonet e tyre, njihen për veti antivirale dhe antimykotike. Lëndët që përmbahen në filizat e mashurkave mbrojnë materialin gjenetik të qelizave të lëkurës nga dëmtime si pasojë e ekspozimit në rrezet e diellit. Në lëkurën e mashurkave që mbështjellin kokrrat e tyre, gjenden 3-4 herë më shumë antioksidantë se sa tek bishtajoret e tjera ose tek ato që konsumohen të thata, siç mund të jenë fasulet e thata.
2. Mashurka në sajë të pasurisë së madhe në fibra, promovon lëvizjet në zorrë dhe për këtë arsye rekomandohet në rastet e kapsllëkut, me kusht që të mos ketë raste të inflamacionit të zorrëve. Konsumi i tyre është i dobishëm kur ju keni tension të lartë të gjakut, diabetit apo kolesterol të lartë, për shkak të efekteve të dobishme të fijeve. Në këtë mënyrë mashurka i mban nën kotroll parametrat e tyre dhe ju sjell një organizëm më të shëndetshëm ose më të përmirësuar në rastet kur ju vuani nga diçka.
3. Një vlerë tjetër e tyre shumë ushqyese është se ato përmbajnë shumë fibra dhe minerale, (fosfor, silic, kalcium, nikel, bakër, kobalt) dhe vitamina (A, B9, C) në sasi të mëdha. Për këtë mashurkat janë një lloj toniku natyral i përshtatshëm për ata që vuajnë nga lodhja, anemitë e ndryshme, sëmundjet e mëlçisë, pankreasit (duke përfshirë diabetin) dhe veshkat. Për të zvogëluar humbjen ushqimore që rezultohen nga gatimi, ju duhet të përdorni pak ujë dhe të hidhni mashurkat vetëm kur uji të ketë marr valë. Zierja të kryhet në enë të mbyllura.
Në këtë mënyrë mashurkat nuk i humbasin këto vlera ushqimore, por edhe ju ndihmojnë juve në ruajtjen e ekuilibrit trupor pa shtim kalorish. Për të gjitha arsyet që thamë më lart ju duhet të konsumoni akoma më shumë mashurka dhe duhet të tregoni kujdes me gatimin e tyre.